Brazil, shuhet arkitekti Oscar Niemeyer (FOTO)

Arkitekti brazilian Oscar Niemeyer, që projektoi disa nga ndërtesat më moderne të shekullit 20, ka ndërruar jetë pak para se të arrinte 105-vjetorin e tij. 

Niemeyer fitoi famë ndërkombëtare si arkitekti i ndërtesave kryesore qeveritare në qytetin futurist të Brazilias, në Brazil, të inauguruara që prej vitit 1960. 
Ai gjithashtu punoi me arkitektin modernist me origjinë zvicerane Le Corbusier për selinë e OKB-së në Nju Jork dhe vazhdoi të punonte mbi projekte të tjera deri vonë gjatë vitit. 

Niemeyer ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Rio de Zhaneiro. Një ceremoni në nder të tij do të mbahet në pallatin presidencial në Brazilia gjatë së enjtes. 

Familja e arkitektit u njoftua për këtë ceremoni përmes një telefonate të presidentes Dilma Rousseff. “Brazili ka humbur sot një nga gjenitë e tij. Kjo është një ditë për të vajtuar vdekjen e tij, është një ditë për të kujtuar jetën e tij”, tha Rousseff. 

Kryetari i bashkisë së Rio de Zhaneiros, Eduardo Paes ka shpallur tre ditë zi në qytetin e lindjes së arkitektit, ku mendohet se ai do të varroset ditën e premte. 

Oscar Niemeyer e nisi karierën e tij në vitin 1930, kur Brazili ishte ende duke kopjuar arkitekturën neoklasike evropiane dhe projektonte zbukurime për pallatet. 

Ja disa nga veprat e arkitektit: 

Lajme të ngjashme

Back to top button