Derkovski: Të mos merret vendim i nxituar për zgjedhjet

Oliver Derkovski, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për TV21 paralajmëroi se në qoftë se organizohen zgjedhje në kushte të veçanta, të mos vije deri tek situata që ndonjëri nga pjesëmarrësit në zgjedhje të vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve dhe gjithë procesin zgjedhor.

Ai shton se si komision, duan të organizojnë zgjedhje, por në një atmosferë normale.

“Ne duam të organizojmë zgjedhje në një atmosferë normale, kuptohet që për atë është e nevojshme  kohë dhe mjete, që shteti duhet t’i siguroje. Unë u bëj apel edhe një herë të gjithë atyre që marrin vendime në këtë drejtim që me kujdes t’i shqyrtojnë të gjitha kushtet për të mos marrë një vendim të nxituar i cili më tej do të sjellë pasoja të dëmshme ”, tha Derkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button