Erdogan do të bashkohet me përpjekjet për një fond të përbashkët vaksinash COVID-19

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, do të bashkojë përpjekjet për të krijuar një fond të përbashkët të udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE) për të luftuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Javën tjetër, me pjesëmarrjen e presidentit tonë (Recep Tayyip Erdoğan), do të bëhen përpjekje për krijimin e një fondi të përbashkët vaksinash COVID-19 të udhëhequr nga BE-ja”, tha İbrahim Kalın, duke folur për kanalin lokal të lajmeve 24 TV.

Kalın shtoi se Turqia po ashtu do të kontribuojë në këto përpjekje.

Duke theksuar studimet për një vaksinë të mundshme në vende të ndryshme, Kalın tha se një “mekanizëm duhet t’i bashkojë këto përpjekje”.

Kalın po ashtu kujtoi se sot Turqia dërgoi respiratorë të prodhuar në vend në Somalinë “vëllazërore”.

“Këta respiratorë u prodhuan në një kohë shumë të shkurtër nga puna e inxhinierëve të devotshëm turq”, tha Kalın.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 3.3 milionë, me mbi 1.1 milion të shëruar dhe afër 240 mijë të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button