Turqi, u rrit në 3.336 numri i viktimave nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 78 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 3.336 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se që nga 30 marsi për herë të parë vendi i tij regjistron nën 2 mijë raste COVID-19 në ditë, gjegjësisht 1.983 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, duke e çuar në 124.375 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ministri turk po ashtu theksoi rritjen e numrit të shëruarve nga koronavirusi në 58.259, me 4.451 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, Turqia vazhdon për çdo të kryejë një numër në rritje të testeve. Në 24 orët e fundit, vendi ka kryer 36.318 teste, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 1.11 milion teste.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 3.3 milionë, me mbi 1.1 milion të shëruar dhe afër 240 mijë të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button