Agjenti kontrovers, Sinisha Aleksovski është larguar nga Agjencia e Zbulimit

Këshilltari kontrovers për Siguri i ish presidentit Gjorge Ivnaov, është larguar nga puna pasi që nuk ka marrë certifikatë të sigurisë, njofton Portalb.mk.

“Dy të punësuar më nuk janë përfaqësues të Agjencisë së Zbulimit, pasi që nuk kanë marrë certifikatë të sigurisë. Tani, si anëtare e NATO-s, kriteret janë shumë më rigoroze prej më herët. Duke filluar prej mua dhe deri te të gjithë tjerët, por edhe për gazetarët nëse tentojnë që të hyjnë në selinë e NATO-s, nuk do të jetë ashtu lehtë sikur më herët dhe nuk do të keni qasje çdokund. Do të thotë se dy të punësuarit këto ditë mendoj se u mbaron marrëdhënia e punës pasi që nuk kanë marrë certifikatë nga Agjencia për Siguri Nacionale, i cili është organ kompetent për atë punë, kuptohet e përforcuar me njerëz nga Zyra e Sigurisë së NATO-s”, tha Pendarovski për 360 Gradë.

Njëri prej dy të punësuarve është Sinisha Aleksovski, këshilltari për siguri i ish presidentit Gjorge Ivanov.

Kush është Sinisha Aleksovski?

“27 Prilli”

Emri i Sinisha  Aleksovskit u përmend nga agjenti i Inteligjencës serbe Goran Zhivaljeviq në kontekstin e ngjarjeve të përgjakshme në Parlament më 27 prill 2017. Zhivaljeviq tha që ai ishte i pranishëm në parlament më 27 prill me lejen nga kabineti i Ivanov, më saktësisht nga këshilltari i sigurimit të presidentit, Sinisha Aleksovski.

Dhuna në Kuvend - 27 prill 2017
Dhuna në Kuvend – 27 prill 2017

Zyra e Ivanovit reagoi ndaj deklaratës nga Zhivaljeviq dhe tha se shërbimet maqedonase nuk kishin kërkuar shërbime prej tij. Siç u tha nga zyra e Ivanovit, Zhivaljeviq, pasi përfundimit të aktiviteteve të tij në Parlament, u dërgoi mesazhe personave të punësuar në institucione, përfshirë edhe këshilltarin Sinisha  Aleksovski se ai kishte qenë në Kuvend, por “me qëllim që të sigurojë alibi dhe të zvogëlojë përgjegjësi për veprimet e tij “.

Një ditë pas ngjarjeve në Kuvend më 27 Prill 2017, Zoran Zaev e akuzoi presidentin Gjorge Ivanov se së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe më pas drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov ishin organizatorë të përpjekjeve për vrasjen e tij.

Zhivaljevic

Aleksovski u përmend edhe në gjykimin për “27 Prillin” nga të pandehurit Stefan dhe Mihail Mladenovski, të cilët në mbrojtje të tyre i thanë gjykatës se se Sinisha  Aleksoski, këshilltari i sigurisë kombëtare të Ivanovit, u kishte thënë që natën e 27 prillit, në 22 Ora, do të shpallet gjendje lufte.

“Arriti informacion që Sinisha  Aleksovski ishte lajmëruar dhe kishte thënë që Ivanov do të propozojë  gjendje lufte. Tha se policia ushtarake po pret në gatishmëri për të arrestuar udhëheqjen e LSDM-së. Por në orën 10 Ivanov nuk e bëri atë”, tha Mihail Mladenovski në dëshminë e tij.

Pas deklaratës së Mladenovskit, Aleksoski, përmes një prononcimi nga kabineti i Ivanovit, tha se dëshmitë ishin trillime të gënjeshtrave, komunikime jo-ekzistuese, thashetheme dhe se nëse të pandehurit do të dinin se cilat do të ishin kushtet dhe procedura administrative për shpalljen e të gjendjes së luftës nuk do të ishin subjekt i manipulimit.

“Kumanova”

Sipas burimeve të BIRN – Maqedoni, në një hulumtim të tyre, thuhet se Aleksovski ka qenë “truri” i operacionit “Lagjja e Trimave.

“Gjithçka ishte nën komandën e Sinisha Alekspvskit, këshilltarit për siguri të presidenti dhe”, thotë burimi i BIRN.

Ngarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 - "Lagjja e Trimave", Kumanovë
Ngarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 – “Lagjja e Trimave”, Kumanovë

Në një intervistë televizive në maj të vitit 2017-të, ish kryeministri Zoran Zaev, gjithashtu Aleksovskin e lidhi me incidentin në Kumanovë.

“Janë të përfshira shumë struktura. Njëri prej tyre është edhe Sinisha Aleksovski. Kemi dëgjuar bisedë mes tij dhe personit “komandant NATO – Mirsad Ndrecaj, kriminel i njohur dhe hajdut i cili ka punuar në Kosovë, Serbi, Preshevë, Kumanovë, Tetovë, Shkup – ata kanë pasur komunikim.

Nga Kabineti i Ivanovit i kanë mohuar këto zëra.

“Monstra”

Aleksovski ishte dëshmitar në rastin “Monstra

Familjarët, gjegjësisht Goran Naqevski e të vrarëve më 14 mars të vitit 2018-të deklaruan se një agjentit ka rënë telefoni në veturën që sipas akuzës fillestare të Prokurorisë, me atë veturë (Opel Omega) kanë lëvizur të akuzuarit për vrasjen në Smillkovë

Ata kërkuan që të zbulohet identiteti i agjentit, ndërkaq deklarojnë se telefoni tani gjendet në Prokurorinë Speciale.

“Telefoni gjendet në Prokurorinë Speciale, unë e kam fotografinë e agjentit të cilit i ka rënë telefoni. Të  zbulohet se kush është dhe pse e fshihet emri i agjentit”, deklaroi familjarë gjatë seancës gjyqësore.

Rasti "Monstra" opel omega
Opel Omega

27 shkurt të vitit 2020, Sinisha Aleksovski, ka dhënë dëshmi si  dëshmitari “Monstra” pasi që disa herë u përmend si i përzier në këtë rast.

Ai u deklarua në lidhje me çështjen e telefonit dhe mohonte se e ka humbur dhe tha që e ka në shtëpi së bashku me SIM-kartelën zyrtare të cilën atëherë e ka përdorur.

“Unë qartë u përgjigja që ende e përdor telefonin ‘Nokia E6’, me gjithë përmbajtjen, të gjitha bisedat, si dhe SIM-kartelën që është zyrtare nga MPB-ja, të cilën po ta kem humbur do të ishte dashur të bëj duplikat, që nuk ka ndodhur. Në lidhje me automjetin, thashë që unë kam qenë komandant, e kjo ka qenë diku 30 muaj para se të ndodhte ngjarja, në flotën e automjeteve ka pasur ‘Opell Vektra’”. Për atë veturë kam nënshkruar urdhra për t’u përdorur nga punonjës, për atë ka edhe të dhëna. Pas nëntorit 2009 nuk e di. Kjo mund të kontrollohet lehtë dhe të hidhet poshtë si e pavërtetë. Sa i përket çështjes nëse kam të dhëna tjera për rastin, e sqarova rolin tim në kabinetin e ish presidentit”, tha Aleksoski i cili pastaj tha që me Naqevskin ka pasur edhe takim të tretë.

Çulev – Aleksoski

Ministri i Brendshëm nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev1 shkurt të vitit 2020 kërkoi që Aleksovskin ta transferojë nga Agjencia e Zbulimit në MPB.

Kërkesa për Aleksovski është pjesë e valës së dytë të marrjes së punëtorëve nga Agjencia e inteligjencës që e inicion ministri Çulev pas transferimit të pesë punonjësve të AI në MPB tashmë ka përfunduar. Në rrethin e dytë, Çulev, i cili përndryshe ishte drejtori i AI i emëruar nga Gjorge Ivanov, përveç Aleksovskit, kërkon të merr në punë edhe tre punonjës tjerë të Agjencisë së inteligjencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button