SHBA, numri i viktimave nga COVID-19 arrin pothuajse në 66 mijë

Në SHBA brenda 24 orëve janë regjistruar 1.811 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 65.783, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, me numrin më të lartë të viktimave dhe rasteve të konfirmuara.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, numri i të infektuarve me COVID-19 në këtë vend u rrit në 1.132.089.

New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 315.222 të infektuar dhe 24.069 viktima, i cili ndiqet nga New Jersey dhe Massachusetts.

Në SHBA janë kryer gjithsej 6.7 milionë teste, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve aktualisht është 161.666.

Për nga numri i rasteve të konfirmuara, SHBA ndiqet nga Spanja me 245.567 raste, Italia me 207.428 raste dhe Mbretëria e Bashkuar me 177.454 raste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button