Aksident i rëndë në Shkup, shtatë persona të lënduar

Autobusi me numër 22 sot në mëngjes, në rrugën Aradhat partizane, në afërsi të hotelit “Karposh” u ndesh me një furgon me targa të Tetovës, duke shkaktuar kështu dëm të madh material, si dhe shtatë persona të lënduar.

Në furgonin nga Tetova kanë udhëtuar shtatë persona, mes të cilëve tre femra dhe shtatë meshkuj dhe shumica prej tyre kanë marrë lëndime serioze. Tre femrat kishin lëndime të dukshme trupore, gjakderdhje dhe fraksione, ndërsa njëri nga meshkujt humbi vetëdijen nga dhembjet e mëdha.

Të lënduarit menjëherë janë bartur në Spitalin e qytetit “8 Shtatori”. Sipas udhëtarëve, autobusi ka vozitur me një shpejtësi tejet të madhe, me çka ka humbur kontrollin, duke e goditur furgonin dhe duke e shtyrë atë disa metra larg./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button