Etiopi, në 24 orët e fundit nuk regjistrohet asnjë rast me COVID-19

Etiopia ka njoftuar se asnjë rast i koronavirusit të ri (COVID-19) nuk është regjistruar në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti ditor nga Ministria e Shëndetësisë tregon se një numër rekord prej 2.016 testesh janë kryer gjatë ditës së kaluar.

“Asnjë infeksion i ri nuk është zbuluar nga mostrat e testuara”, tha ministria.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore njoftuan se tre pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve rritet në 69, duke i tejkaluar rastet aktive që aktualisht janë 59.

Nga gjithsej 20.770 teste të kryera në vend, deri më tani janë konfirmuar gjithsej 133 raste të diagnostikuara me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button