fbpx

Merkel: Për vaksinën kundër COVID-19 nevojiten rreth 8 miliardë euro

Kancelarja gjermane Angela Merkel beson se për zhvillimin e vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusi duhet të grumbullohen rreth tetë miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh të përjavshëm, Merkel tha se të gjithë mund të infektohen me koronavirusin, andaj, sipas saj, nevoitet veprim i përbashkët.

Ajo gjithashtu iu referua Konferencës së Donatorëve të Bashkimit Evropian (BE) që do të mbahet më 4 maj.

“Edhe Gjermania do të japë një kontribut të rëndësishëm financiar. Nuk dua të njoftoj sot, por mund të them që ngjarjet që pasojnë do t’i ndijekim në mënyrë aktive”, tha Merkel.

Merkel bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në shpikjen e ilaçit dhe vaksinës kundër COVID-19.

“Duhen rreth tetë miliardë euro për të zhvilluar vaksinën”, tha Merkel.

Ajo shtoi se të gjithë do të përfitonin pasi të gjendet vaksina.

Kancelarja gjermane rikujtoi pasojat që COVID-19 shkaktoi në planin ekonomik dhe shoqëror.

“Prandaj duhet të punojmë shpejt dhe me përqendrim të madh për zhvillimin e vaksinës dhe për të ndaluar dhe mposhtur virusin. Kjo është një nga detyrat më të rëndësishme për të shpëtuar miliona jetë në mmabrë botën”, tha Merkel.

Merkel gjithashtu theksoi se në këtë drejtim do të arrihet bashkëpunim i ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila luan një rol kyç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button