Komuna e Tetovës filloi të shpërndajë maska dhe doreza falas për qytetarët

Komuna e Tetovës filloi me shpërndarjen e 15.000 pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe material informativ, si masë konkrete për të luftuar përhapjen e COVID-19 në komunën e Tetovës, njofton Portalb.mk.

“Ashtu siç informuam ditë më parë, në shpërndarjen e pakove janë angazhuar punonjësit e administratës komunale, kurse pakot shpërndahen derë më derë deri tek shtëpitë e qytetarëve. Sot aksioni i shpërndarjes ka filluar në mesditë dhe ai vazhdon edhe gjatë orës policore dhe i njëjti do të zgjasë edhe ditët në vijim. Do të kujdesemi që çdo shtëpi dhe familje në komunën e Tetovës të furnizohet me një pako mbrojtëse, kurse paralelisht me ketë apelojmë edhe njëherë që qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave preventive duke mbajtur distancën fizike dhe duke zbatuar masat dhe rekomandimet e organeve kompetente!”, shkruajti në FB, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button