Nga janari deri në prill të vitit 2020, firmat kanë marrë kthim të TVSH-së prej 145 milion euro

Nga fillimi i vitit, duke përfshirë edhe muajin prill, firmat kanë marrë kthim të TVSH-së prej 145 milion euro. Kjo është për 16,7 për qind më shumë në krahasim me  vitin  paraprak. Vetëm për muajin prill kthimi i TVSH-së ndaj kompanive është 38 milion euro ose për 23 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kumtuan nga Ministria e Financave.

Nga Ministria thanë se në krahasim me vitin  2018 kthimi i TVSH-së për periudhën janar-prill është rritur për 19,4 për qind, ndërsa në krahasim me periudhën e vitit 2017 për 67,6 për qind.

“Në kushte të  krizës më të madhe  ekonomike-shëndetësore,  e rëndësishme është mbajtja e likuiditetit të ekonomisë.  Kthimi i shpejtë i TVSH-së është një nga aktivitetet e rregullta të cilat ndërmerren në atë drejtim”, theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska, transmeton MIA.

Ajo tha se drejt përmirësimit të likuiditetit të firmave veprohet edhe përmes masave të cilat i solli Qeveria në të dy  setet e masave të antikrizës,  si kreditë pa interes  nga linjat “Kovid-1” dhe “Kovid-2” të Bankës Zhvillimore  të Maqedonisë së Veriut, në vlerë të tërësishme prej  13,7 milion euro, të cilat janë nga vlera e madhe  sepse i targetojnë  ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

“Së shpejti përmes bankave komerciale do të plasohet linja e kredive të lira në vlerë prej 51 milion euro. Këtu është edhe masa për anulim të  pagesës së akontacioneve të tatimit të fitimit për firmat dhe tatimi i të ardhurave personale për kryerësit e pavarur të veprimtarisë. Përmes masës për  mbështetje financiare prej 14,500 denarë për punëtor për muajt prill dhe maj, vlera e së cilës vlerësohet  rreth 100 milion euro, përveç  qëllimit bazë për  pagesë të pagave dhe ruajtjes së vendeve të punës, ajo paraqet  injeksion shtesë të madh të likuiditetit në ekonomi”, theksoi Angelovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button