Numër rekord i njerëzve të cilët e kanë shkelur orën policore në Tetovë

Në 24 orët e fundit  të parashikuara për kontroll për veprim  sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë , sipas nenit 206 të Kodit Penal, janë zbuluar 14 persona të cilët në mënyra të ndryshme e kanë shkelur orën policore dhe dispozitat e ngjashme që paraqesin  numër më të madh nga fillimi i masës më 22 mars, informon sot policia e Tetovës. Për të gjithë do të ketë padi penale përkatëse.

Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë, citoi se njëherit në bazë të kontrollit të mbajtjes së obligueshme të pajisjes mbrojtëse me maska për fytyrë janë dhënë  vërejtje për 17 persona.

Në kapacitetet akomoduese  në Kodrën e Diellit në karantinë të obligueshme shtetërore  nuk ka persona të rinj,  ndërsa dy persona e kanë kaluar  karantinën e obligueshme 14 ditëshe.

SPB Tetovë  ka regjistruar 11 raste të reja të cilët kanë marrë vendim  për izolim në shtëpi nga Inspektorati shëndetësor dhe sanitar shtetëror, ndërsa janë kryer 66 kontrolle. Shtatë njerëz kanë nënshkruar deklarata për vetizolim në shtëpi, ndërsa është kryer edhe kontroll  i 68 personave.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button