Mbi 240 mijë të vdekur nga koroanvirusi në mbarë botën

Më shumë se 240 mijë njerëz kanë vdekur në gjithë botën nga infeksioni i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, tregojnë se 240.222 njerëz kanë vdekur në mbarë botën si rezultat i pandemisë, kurse 3.421.226 janë infektuar.

Me 62.782 vdekje, Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madhë të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19.

Vendi pasohet nga Italia (28.236), Britania (27.510), Spanja (25.100), Franca (24.594), Belgjika (7.765), Gjermania (6.736), Brazili (6.434), Irani (6.156), Holanda (4,893) dhe Kina (4.633).

Vende e tjera me më shumë se 1.000 vdekje janë Kanadaja (3.391), Turqia (3.258), Suedia (2.653), Meksika (1.972), Zvicra (1.754), Irlanda (1.265), India (1.223), Rusia (1.222), Peruja (1.124), Ekuadori (1.063), dhe Portugalia (1.007).

Koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Deri më tani 1.093.91 njerëz janë shëruar nga virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button