Sony prezanton telefonin Sony Xperia E (VIDEO)

Sony ka shtuar edhe një model të ri të telefonit të mençur në linjën e saj të famshme të telefonave Xperia, përkatësisht modelin Sony Xperia E, i cili ofron mundësinë e komunikimit me dy sim-kartela.

Sony Xperia E vjen me Android 4.1 Jelly Bean, ndërsa pajisja posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç dhe rezolucion prej 320 x 480 pikselëve, me procesor të kapacitetit 1GHz Qualcomm Snapdragon MSM7227A.

Karakteristikat tjera të Sony Xperia E përfshijnë edhe kamerën me 3.2 megapiksel si dhe kamerën e përparme për incizim VGA, plus 512MB RAM dhe portin për mikroSD kartë.

Lansimi i Sony Xperia E pritet të ndodhë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa më shumë detaje nuk janë dhënë nga Sony./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button