Banka Popullore me rekomandime rreth pagesës së ndihmës në para për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve

Banka Popullore apelon  te shfrytëzuesit e ndihmës në para për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve të cilët nuk kanë kartela debitore, të dorëzojnë kërkesë për  kartela të tilla  me të cilat do të jenë në mundësi  paratë t’i nxjerrin edhe nga bankomatet.

“Në atë mënyrë,  nga muaji i ardhshëm, ndihma në para  nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve do t’u  bëhet e arritshme pa i vizituar filialet e bakave që të marrin para të gatshme”, thonë nga Banka Popullore.

Rekomandojnë gjatë vizitës së filialeve, shfrytëzuesit e  ndihmës në para t’i realizojnë  edhe shërbimet tjera bankare për të cilat mendojnë se nevojitet prania e tyre fizike në bankë me qëllim që mos të shkojnë shpesh  në bankë për një periudhë të shkurtër, transmeton MIA.

Për ata shfrytëzues të ndihmës në para të cilët kanë kartelë debiore propozohet t’i shfrytëzojnë mundësitë  për  pagesa pa para të gatshme.

Një pjesë e rekomandimeve të Bankës Popullore janë edhe të mbahet maskë  mbrojtëse e obligueshme në fytyrë,  të respektohet distanca prej së paku dy metra dhe të ndiqen udhëzimet për dezinfektim të obligueshëm të duarve gjatë hyrjen në objektet e bankave.

“Gjatë ditëve në vijim, Banka Popullore do të jetë në komunikim intensiv me bankat,  duke insistuar  së bashku  të gjitha aktivitetet e lidhura me pagesën të bëhen  në mënyrën e cila është më përkatëse për t’u mbrojtur shëndeti publik. Besojmë se edhe  gjatë pagesave  me para të gatshme  me grupe javëve të fundit, qasja sistematike, edhe gjatë kësaj pagese do t’i japë  rezultatet e pritura”, thonë nga Banka Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button