Maqedonia e Veriut shënon progres në Indeksin e Bertelsmanit për Transformim, më të madh në indeksin e sundimit

Progres të dukshëm shënon Maqedonia e Veriut në vitin 2020, krahasuar me periudhën para katër viteve, në raportin e Indeksit të Bertelsmanit për Transformim – BTI në shumicën e kritereve. Vendi shënon progres, nga 19 vende, ka në indeksin e sundimit.

Nga vendet e rajonit më mirë i radhitur është Mali i Zi në vendin e 27-të, derisa Maqedonia e Veriut është në vendin e 30-të. Pas tyre janë Shqipëria në vendin e 33-të, Serbia në 36-ën, Kosova në 49-ën dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 68-të.

“Pas 11 viteve sundimi konservator i djathtë dhe kriza politike lidhur me transferimin e pushtetit, Qeveria e re është e vendosur t’i rindërtojë institucionet dhe ta ripërtërijë demokracinë”, theksohet në raport, transmeton MIA.

Në mënyrë rajonale, Maqedonia e Veriut kolektivisht vlerësohet më mirë se Hungaria, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina dhe shënon progres të dukshëm në krahasim me vitin 2018.

Sa i përket indeksit të sundimit, Maqedonia e Veriut është vlerësuar më mirë se Bullgaria, Polonia, Kroacia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Rumania, Hungaria dhe Bosnja e Hercegovina.

BTI bën vlerësim të vendeve në krahasim të transformimit të tyre politik, transformimin ekonomik dhe sundimin e të drejtës, ndërsa në secilën nga këta fusha ka më shumë tregues.

Në raport theksohet se zgjidhja e kontestit tredekadësh me Greqinë rreth emrit i ka evituar pengesat kryesore për integrim të vendit në NATO dhe BE dhe shtohet se seti i reformave në gjyqësi ka për qëllim ta ulë kontrollin politik dhe të vendosë pavarësinë në gjyqësi.

Edhe pse është shënuar progres i caktuar për përgatitjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për tregun e përbashkët të BE-së, Maqedonia e Veriut ende shënon dobësi në fushat e arsimit dhe inobacioneve, si dhe në sferën e investimeve. Si vërejtje në raport është përmendur edhe administrata e tepërt publike.

Indeksi i Bertelsmanit për Transformim i analizon proceset e transformimit të vendeve në botë lidhur me demokracinë dhe zhvillimin e tregut ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button