KOVID-19 në RMV, 1 person ka ndërruar jetë, 15 raste të reja, 45 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara ka ndërruar jetë 1 person nga virusi korona, 15 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 45 persona janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1506, të shëruarve 852, të vdekurve 82, ndërkaq për momentin në vend janë 572 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive sot ka ndërruar jetë një pacient 61-vjeçar nga Struga, i cili ka pasur formë të rëndë të sëmundjesh, i njëjti është hospitalizuar më 24 prill.

Në 24 orët e kaluara, janë shëruar 19 pacientë nga Shkupi, 25 nga Kumanova dhe 1 nga Prilepi.

Në ditënatën e kaluar janë bërë 199 testime, ndërkaq janë konfirmuar 15 raste të reja edhe atë 2 nga Shkupi, 7 nga Kumanova, 4 nga Prilepi, 1 nga Tetova dhe 1 nga Struga.

  • Shkup – 511
  • Kumanova – 400
  • Dibër – 51
  • Shtip – 34
  • Prilep – 157
  • Tetovë – 85
  • Struga – 67
  • Veles – 77
  • Manastir – 19
  • Ohër – 15
  • Kavadar – 5
  • Gostivar – 17
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicvë – 2
  • KrivaPallankë – 5
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Koçan – 31
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 9 (7 persona të Negotinës janë banorë te D.Kapisë(
  • D.Hisar – 1
  • Makedonski Brod – 2
  • Pehçevë – 2
  • Dellçevë – 2
  • Vallandovë -1
  • Vinicë -2

Në 24-orët e kaluara janë bërë 179 teste nëpërmjet ISHP-së, 10 në Sistina me PCR metodë dhe 10 në ASHAM. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 16.997 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button