Kanada, ezani për herë të parë thirret përmes altoparlantit (VIDEO)

Në xhamitë dhe mesxhidët në Kanada, për herë të parë është lejuar që ezanet e disa kohëve të namazit gjatë muajit të Ramazanit të thirren nga altoparlantët, raporton Anadolu Agency (AA).

Komunat e qyteteve Toronto, Edmonton, Ottawa dhe Hamilton, duke filluar nga fillimi i Ramazanit vlerësojnë kërkesat qytetarëve muslimanë, lejuan që ezanet e drekës, iqindisë dhe akshamit të thirren nga altoparlantët.

Imam hatipi i xhamisë Mountain në Hamilton, Seyid Tora, në deklaratën për AA pas namazit të xhumasë me pjesëmarrje të ulët tha se, ky është moment historik për komunitetin musliman në Kanada.

“Ezani është një ftesë hyjnore që i thirr njerëzit në adhurim. Është e rëndësishme që të gjithë ta dëgjojnë këtë thirrje”, tha Tora, duke treguar se për herë të parë edhe fqinjët e tyre e dëgjojnë ezanin.

Ai tha se do të vazhdojnë përpjekjet që ky zbatim të vazhdojë edhe pas Ramazanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button