Mbi 3,4 milionë të diagnostikuar me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 3,4 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 3.401.394 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 1.131.492 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 242.988 raste, Italia me 207.428, Britania me 177.454, Franca me 167.346, Gjermania me 164.077, Turqia me 122.392, Rusia me 114.431 dhe Irani me 95.646 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 82.875 raste.

Vendet e tjera me mbi 10 mijë të infektuar janë si në vijim:

“Brazili (92.202), Kanadaja (55.061), Belgjikë (49.032), Peruja (40.459), Holanda (39.731), India (37.336), Zvicra (29.705), Ekuadori (26.336), Portugalia (25.351), Arabia Saudite (24.097), Suedia (21.520), Irlanda (20.833), Meksika (20.739), Pakistani (18.114), Singapori (17.101), Kili (17.008), Izraeli (16.101), Austria (15.531), Japonia (15.017), Bjellorusia (14.917), Katari (14.096), Polonia (13.105), Emiratet e Bashkuara Arabe (13.038), Rumania (12.567), Ukraina (10.861), Koreja e Jugut (10.780) dhe Indonezia (10.551)”.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 235.615 njerëzve deri më tani, ndërsa 1.083.816 njerëz janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 2,7 milionë raste aktive që presin shërimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button