Mbi 40 mijë raste me COVID-19 në Afrikë

Mbi 40 mijë raste me koronavirusin e ri (COVID-19) janë regjistruar deri më tani në gjithë Afrikën, sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kontinenti afrikan ka raportuar 40.749 raste dhe 1.689 vdekje deri më tani, sipas CDC-së së Afrikës, ndërsa 13.383 janë shëruar nga sëmundja.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi u rrit në disa vende afrikane pasi kontinenti vazhdon të luftojë me pandeminë.

Në 24 orët e fundit, 358 raste të reja janë raportuar në Egjipt, 354 në Afrikën e Jugut, 328 në Nigeri, 148 në Algjeri, 146 në Marok, 91 në Sudan, 91 në Senegal, 58 në Bregun e Fildishtë, 52 në Guinea Bissau, 42 në Guinea, 32 në Republikën Demokratike të Kongos, 32 në Benin dhe 22 në Republikën e Afrikës Qendrore, sipas të dhënave të Worldometer.

Nga COVID-19 kanë vdekur 14 persona në Egjipt, 13 në Afrikën e Jugut, 10 në Nigeri, 5 në Sudan, 4 në Kenia, 3 në Algjeri dhe nga një në Marok, Bregun e Fildishtë, Republikën Demokratike të Kongos, Benin, Niger dhe Burkina Faso.

Numri i viktimave u rrit në 453 në Algjeri, 406 në Egjipt, 171 në Marok, 116 në Afrikën e Jugut, 44 në Burkina Fasa, 36 në Sudan, 33 në Niger, 32 në Republikën Demokratike të Kongos, 21 në Kenia, 15 në Bregun e Fildishtë dhe dy në Benin.

Gjithashtu, vendi ishullor në Atlantik, Sao Tome dhe Principe, regjistroi vdekjen e parë nga koronavirusi. Virusi është përhapur në gjithë kontinentin, përveç në Lesoto, një vend i rrethuar nga Afrika e Jugut.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e afër 240 mijë njerëzve deri më tani, ndërsa mbi një milion janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 2 milionë raste aktive që presin shërimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button