Fuqia shëruese e Kuranit: në mes shkencës dhe fesë

Alfred Tomatis, mjek francez, ka bërë eksperimente pesëdhjetë vjet në shqisat e njeriut dhe ka dalë me rezultat që shqisa e të dëgjuarit është shqisa më e rëndësishme! Ka gjetur që veshi kontrollon tërë trupin. Ai gjithashtu ka konstatuar që veshi kontrollon sistemin nervor! Gjatë eksperimenteve të tij zbuloi që nervat e veshit janë të lidhur me tërë muskujt e trupit dhe në këtë konsiston shkaku përse baraspesha dhe fleksibiliteti i trupit si dhe shqisa e të parit është nën ndikimin e tingujve. Veshi i brendshëm është i lidhur me të gjitha pjesët e trupit siç janë zemra, mushkëritë, mëlçia, lukthi dhe zorrët. Kjo shpjegon përse frekuencat e zërit ndikojnë në tërë trupin.

HYRJE

Për çdo ditë hasim në shumë raste të shërimit me lexim të Kuranit. Këtë nuk mund ta mohojmë, sepse shërimi vërtet ndodh, dhe mua më ndodhi kur lexova versetet specifike për sëmundje të caktuar dhe sëmundja u ngadhnjye! Shërimi me Kuran është një prej çështjeve kyqe për të cilën nuk janë bërë studime të mjaftueshme ose hulumtime dhe kështu kam menduar për fillimin e këtij udhëtimi dhe e kam lutur Allahun e madhërishëm të më udhëzojë, të më dhurojë dituri të dobishme, të më tregojë ç’është e gabuar dhe ndihmojë që të largohem nga kjo. Një prej fryteve më të rëndësishme të këtij hulumtimi, i cili zgjati me vite, është ai që erdha deri te një rezultat tejet i rëndësishëm. Allahu i madhërishëm në çdo verset kuranor mbjelli një potencial shërues për sëmundje të caktuar, nëse ky verset lexohet në numër specifik.

NË FILLIM

Kur e vëzhgojmë kozmosin rreth nesh, vërejmë që secili atom vibron në frekuencë të caktuar, qoftë ai atom pjesë e metalit, ujit, qelizës, apo dikujt tjetër. Pra, secili send në këtë kozmos vibron, ky është një fakt shkencor i argumentuar. Baza në strukturën e kozmosit është atomi, ndërsa njësia ndërtuese bazike e trupit tonë është qeliza. Secila qelizë përbëhet nga miliardë atome, ndërsa secili atom përbëhet nga bërthama pozitive dhe elektronet negative që rrotullohen rreth tij.

Nga ky rrotullim, gjenerohet fusha elektromagnetike ngjajshëm me fushën që prodhon puna e ndonjë motori.

        Fshehtësia e cila bën që truri ynë mendon, gjindet në programin preciz brenda qelizave trunore. Ky program gjindet në çdo qelizë, me kujdes dhe përpikëri kryen detyrën e tij.

Mungesa më e vogël në punën e tij do të shkaktonte çrregullimin e baraspeshës dhe çrregullimin e disa pjesëve të trupit.

Ilaçi më i mirë për këtë disbalon është të kthehet baraspesha në trup. Shkencëtarët kanë zbuluar që qelizat e trupit ndodhen nën ndikimin e vibrimeve të ndryshme siç janë valët e dritës, radiovalët, valët e tingullit, etj.

Por, ç’është në realitet tingulli?

Ne e dimë se tingulli është i përbërë nga valët dhe vibrimet që lëvizin në ajër rreth 340 m/sec. Secili tingull e ka frekuencën e tij, ndërsa njeriu mund t’i dëgjojë frekuencat nga 20 deri në 20.000 vibrime në sekond. Këto valë shpërndahen me ajër, dhe veshi i pranon, e pastaj i kthen në sinjale elektrike të cilat lëvizin nëpërmes nervit të dëgjimit kah korteksi auditiv. Qelizat i pranojnë valët dhe i dërgojnë në pjesë të ndryshme të trurit, e sidomos kah pjesa frontale. Të gjitha këto pjesë pranojnë bashkarisht, i pranojnë këto sinjale dhe i udhëheqin te gjuha të cilën njeriu e kupton. Pra, truri i analizon sinjalet dhe jep urdhër pjesëve tjera të trupit që t’i pranojnë këto sinjale.

Tingulli përbëhet nga vibrimet mekanike që arrijnë te veshi, e pastaj qelizat e trurit të cilat i pranojnë këto vibrime dhe ndryshojnë frekuencën e vibrimeve personale. Ky është shkas përse tingulli posedon fuqinë shëruese vepruese, varësisht nga natyra e vet tingullit dhe frekuencës së tij. Në Kuran hasim potencialin shërues, për arsye se ky është libër nga Allahu i madhërishëm. Nga kjo është bërë terapia me tingull: tingulli është vibrim, ndërsa qelizat vibrojnë, atëherë tingulli vepron në këto qeliza.

Kjo është ajo që shkencëtarët para pak kohe e zbuluan.

Në universitetin “Washington” në fund të shekullit njëzet, shkencëtarët zbuluan që puna e qelizave të trurit nuk nënkupton kryesisht transmetimin e fakteve. Secila qelizë është një njësues i vogël i cili punon në mbledhjen e informatave, në përpunimin e tyre, si dhe dhënien e urdhërit në kontinuitet tërë periudhën jetësore. Ellen Covey, hulumtues në universitetin “Washington”, thotë se për herë të parë kemi parë që truri nuk funksionon si llogaritës i madh, por përmban numër të madh të llogaritësve që punonjnë në mënyrë të kooperuar. Në secilën  qelizë ekzistojnë llogaritës të vegjël, e këta llogaritës janë nën ndikimin e vibrimeve nga mjedisi, në veçanti nga tingulli.

        Pra, mund të themi që qelizat në secilën pjesë të trupit vibrojnë në frekuencë të caktuar, duke formuar një sistem të komplikuar dhe të koordinuar, i cili është nën ndikimin e cilit do tingull rreth saj.

Për këtë, secila sëmundje, e cila godet cilën do pjesë të trupit, do të shkaktojë ndryshime në vibrimet e qelizës të kësaj pjese dhe në këtë mënyrë do të shkaktojë shmangie nga sistemi i përgjithshëm trupor, duke goditur kështu tërë trupin. Për këtë, kur trupi është i ekspozuar tingullit të caktuar, ky tingull vepron në sistemin e vibrimit të trupit, e sidomos në pjesën e tij të dëmtuar. Kjo pjesë do të reagojë në tinguj specifik për ta rikthyer sistemin e tij vibrues burimor, ose me fjalë tjera, në mënyrë që të rehabilitojë gjendjen e tij shëndetësore. Shkencëtarët para pak kohe erdhën te këto rezultate. Cila është historia e kësaj diturie (tingullterapisë)?

HISTORIA E TINGULLTERAPISË

Alfred Tomatis, mjek francez, ka bërë eksperimente pesëdhjetë vjet në shqisat e njeriut dhe ka dalë me rezultat që shqisa e të dëgjuarit është shqisa më e rëndësishme! Ka gjetur që veshi kontrollon tërë trupin, rregullon operacionet vitale të tij dhe baraspeshën si dhe koordinimet e lëvizjeve të tij. Ai gjithashtu ka konstatuar që veshi kontrollon sistemin nervor! Gjatë eksperimenteve të tij zbuloi që nervat e veshit janë të lidhur me tërë muskujt e trupit dhe në këtë konsiston shkaku përse baraspesha dhe fleksibiliteti i trupit si dhe shqisa e të parit është nën ndikimin e tingujve. Veshi i brendshëm është i lidhur me të gjitha pjesët e trupit siç janë zemra, mushkëritë, mëlçia, lukthi dhe zorrët. Kjo shpjegon përse frekuencat e tingullit ndikojnë në tërë trupin.

Në vitin 1960, shkencëtari zviceran, Hans Jenny, zbuloi se tingulli ndikon në materiale të ndryshme dhe formëson thërrmijat e tij dhe secila qelizë në trup e ka tingullin e saj personal dhe nën ndikimin e tingullit rregullon ndërtimin e brendshëm të saj.

Në vitin 1974, shkencëtarët Fabien Maman dhe Sternheimer zbuluan diç mahnitëse. Zbuluan që secila pjesë e trupit e ka sistemin vibrues individual, i ndikuar nga ligjet fizike. Disa vjet më vonë, Fabien dhe Grimal, një shkencëtar tjetër, zbuluan që tingulli ka efekt të veçantë në qelizat e kancerit, dhe se tingujt e caktuar kanë veprim më të madh. Gjëja më e çuditshme që zbuluan këta dy shkencëtarë, ka qenë që tingulli i cili ka veprimin më të fuqishëm në qelizat e trupit është zëri individual i një personi.

        Fabieni, shkencëtar dhe kompozitor, i morri qelizat e gjakut nga trupi i shëndoshë dhe i ekspozoi me tinguj të ndryshëm. Zbuloi që secila notë e shkallës muzikore ndikon në fushën elektromagnetike të qelizës. Gjatë fotografisë së këtyre qelizave me fotoaparat, Kiliani, ka kuptuar që forma dhe madhësia e fushës elektromagnetike të qelizave ndryshon në përputhshmëri me frekuencën që lexuesi e prodhon. Pastaj, e bëri monitorimin e pikës me fotoaparat dhe kërkoi nga pacienti të prodhojë tinguj me tone të ndryshme.

Zbuloi që pas përpunimit të fotove, që gjatë tingujve të caktuar pika e gjakut ndryshon fushën e saj elektromagnetike dhe në harmoni vibron duke reaguar në pronarin e saj. Ai, për këtë, konkludoi që ekzistojnë tinguj specifik që veprojnë në qelizat e trupit dhe i bën më vitale dhe aktive, bile edhe regjenerohen.

Doli me një rezultat të rëndësishëm: zëri i njeriut ka veprim të fuqishëm dhe unikal në qelizat e trupit. Ky ndikim nuk është konstatuar te asnjë instrument. Ky hulumtues në mënyrë abetareske ka thënë: “Tingulli i të folurit të njeriut ka një unazë të veçantë shpirtërore që e bën si mjetin ilaç më të fuqishëm.”

Fabieni gjeti që disa tinguj pa vështirësi shkatërrojnë qelizat kancerogjene, dhe njëkohësisht aktivojnë qelizat e shëndosha. Tingulli vepron në qelizat e gjakut të njeriut që transmetojnë frekuencën e këtij tingulli në tërë trupin nëpërmes qarkullimit të gjakut.

Por, a thua ky ndikim është i kufizuar vetëm në qeliza? Është bërë evidente që tingulli ndikon në çdo gjë rreth nesh. Kjo është ajo që Masari Emoto, shkencëtari japan, ka treguar në eksperimentet e tij në ujë. Ai ka vërtetuar që fusha elektromagnetike e molekulave të ujit është nën ndikimin e fuqishëm të tingullit dhe ekzistojnë tone të caktuara që veprojnë në këto molekula duke formuar forma të drejta të njëjtave. Nëse kujtojmë që trupi i njeriut është 70% ujë, atëherë tingulli që njeriu e dëgjon ndikon në rregullin e molekulave të ujit në qelizat e trupit, ndërsa mënyrat në të cilat këto molekula vibrojnë, andaj veprojnë në shërimin e tij. Shkencëtarë të ndryshëm vërtetojnë që tingulli i njeriut mund të shërojë shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin. Saund-terapeutët, gjithashtu pajtohen që ekzistojnë tinguj të caktuar që janë efektiv dhe tregojnë fuqi shëruese në veçanti gjatë rregullimit të efikasitetit të sistemit imunologjik.

SI SHËRON KURANI?

Tani bëjmë pyetjen më të rëndësishme: Çfarë ndodh brenda qelizave të trupit dhe si shëron tingulli?  Si vepron ky tingull në qelizat e dëmtuara dhe i kthen në baraspeshë? Me fjalë tjera, cili është mekanizmi i shërimit?

Mjekët vazhdimisht janë në kërkim për preparatet që shkatërrojnë viruset. Të mendojmë për mekanizmin e këtij virusi, çfarë e lëviz dhe e bën të aftë që të njeh rrugën e tij deri te qeliza? Kush ia dhuroi virusit informatat e mbjellura tek ai, që i mundëson t’i sulmojë këto qeliza dhe të shumëzohet brenda tyre? Çfarë lëviz qelizat kundër këtij virusi, me qëllim që ta shkatërrojnë, ndërsa të njëjtat janë të pafuqishme ndaj virusit tjetër?

Leximi i Kuranit përbëhet nga grupe të frekuencave që arrijnë te veshi e pastaj lëvizin kah qelizat e trurit duke vepruar tek ato me anën e fushave elektronike të këtyre frekuencave të cilat gjenerohen në këto qeliza. Qelizat do të reagojnë në këto fusha duke ndryshuar vibrimet e tyre.

Ky ndryshim në vibrime është kjo që ne e përjetojmë dhe shohim pas një përvoje të kaluar dhe përsëritjes. Ky është sistem natyror që Allahu i madhërishëm u dhuroi qelizave të trurit, sistemi i baraspeshës natyrore.

Kjo është ajo që Allahu i madhërishëm tregon në Kuranin fisnik:

        “Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

                       (Er – Rrum, 30)

CILAT VERSETE MUND TË PËRDOREN PËR SHËRIM?

I nderuar lexues, secili verset kuranor posedon fuqi shëruese të pabesueshme për sëmundje të caktuara. Është vërtetuar që Pejgamberi s.a.v.s.  është fokusuar në kaptina të veçanta dhe versete, siç janë leximi i Fatihasë shtatë herë, Ajetul-Kursisë (verseti 255 i kaptinës El-Bekare), dy versetet e fundit të kaptinës El-Bekare dhe tri kaptinat e fundit të Kuranit. Mirëpo, tërë Kurani është ilaç, dhe ti vëlla i dashur mund t’i lexosh versetet për të cilat shpreson se do ta shërojnë sëmundjen tënde. P.sh. nëse ndien shqetësim, përqendrohu në leximin e kaptinës El-Inshirah, nëse ke kokëdhembje të padurueshme, lexo:

        “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.”

                          (El – Hashr, 21)

Nëse ke akne, lytha ose ke probleme me lëkurë, atëherë lexo:

        “A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet për të menduar ju.”

                                                                                                                             (El – Bekare, 266)

Nëse je i frikësuar, përsërit leximin e kaptinës Kurejsh, në veçanti versetin:

“I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!”

                                                                                                          (Kurejsh, 4)

Ilaç kundër depresionit është përsëritja e këtyre verseteve nga Kurani fisnik:

        “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.

        Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.”

                                                                                              (Junus, 57-58)

Pejgamberi s.a.v.s. më i madh dhe më i zgjedhur, ka lexuar qindra lutje për çdo ditë, mendoni se këtë e ka bërë kot? E ka lutur Allahun që ta mbrojë nga dëmi, duke përfshirë edhe sëmundje të ndryshme. Për çdo ditë mund të lexoni lutjen për mbrojtje nga sëmundjet: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu me fjalët e përkryera, me të cilat i binden edhe besimtarët edhe mëkatarët, nga çdo gjë që Ai krijoi, ka bërë në Tokë dhe prodhoi nga kjo, nga çdo gjë që vie nga qielli dhe çdo gjë që ndritet kah ai, nga mashtrimet e ditës dhe natës, nga vizitorët e ditës dhe natës, përveç atyre që sjellin mirësi, o Gjithëmëshirues!”

A thua nuk pajtoheni me mua që kjo lutje madhështore e Pejgamberit s.a.v.s. është mbrojtja më e mirë nga cilado sëmundje?

Për këtë, vëllezër të dashur dhe motra, në Kuran dhe sunnet mund të gjeni shërim për çdo sëmundje, qoftë psikike ose fizike. Është e preferuar që versetet të lexohen me zë (me këtë bën që qelizat tuaja të organizmit të jenë nën ndikimin e tingullit të Kuranit), që të përqendroheni në pjesën e sëmurë dhe të mendoni që Allahu i madhërishëm shëron. Përsëritni këto versete dhe çdo herë filloni me Fatihanë dhe përfundoni me Felek dhe Nas. Gjithashtu, mund të kërkoni versete që janë relevant për sëmundjen tuaj. O Allah, bëje Kuranin ilaç tonin për çdo sëmundje.

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button