Digjen dokumente sekrete shtetërore

Ministritë e punëve të brendshme dhe ajo e mbrojtjes fshehin faktin se në mëngjes ka shpërthyer zjarr në Shtatmadhorinë e ARM, në sektorin e financave, lajmëron MKD.MK. 

Sipas informatave të cilat i publikoi portali, zjarri ka shpërthyer në katin e gjashtë në ndërtesën e Shtatmadhorisë, në dhomën e arkës kryesore, ku ruhen të gjitha dokumentet e pagesave dhe transaksioneve  financiare, kërkesat e të punësuarve të ministrisë për kredi e kështu me radhë.

Disa nga dokumentet janë të shënuara si “rreptësishtë konfidenciale” dhe “sekrete shtetërore”.

Mkd.mk  tani nuk ka informacione për sasinë e shkatërrimit të dokumenteve, mirëpo ka mundësi që ministritë kompetente nesër të japin informacion zyrtar.

Zjarri ka filluar me djegien e parketit në dhomën ku gjendet kasaforta kryesore.

Zjarri ka shpërthyer sot në ora 6 të mëngjesit, ndërsa sipas burimeve nga portali në ora 10 kanë punuar ekipe të cilët kanë instaluar rrjet të ri elektrik dhe alarmin për raste të tilla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button