Bora do të ngujojë Tetovën, komuna në sfidë

Viteve të kaluara kemi parë se sa herë që bie borë në Tetovë shkaktohet një kaos i vërtetë në komunikacion. Shërbimet rrugore të detyruara për të pastruar borën, sipas praktikës së deritanishme nuk kanë qenë tejet entuziaste për të pastruar atë dhe linin qytetin me gërmadha dëbore në secilin skut.

Qytetarë dhe vozitës nervoz kudo, kjo ka qenë pamja e zakontë e ditëve dimërore në Tetovë. Portalb ishte në Komunë duke u interesuar kush e mori tenderin e sivjetshëm për pastrimin e borës.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Faton Murseli thotë se komuna e Tetovës ka në dispozicion rreth 200 ton kripë për të hedhur në rrugët e qytetit.

“Njëkohësit janë bërë  të gjitha përgatitjet për pastrimin e rrugëve nga bora, që do të përfshijë qytetin dhe malësinë. Do të kemi edhe linjë ta hapur ku qytetarët do të mund që kërkojnë pastrimin e rrugëve. Prioritet do t’i kemi rrugët kryesore të qytetit dhe rrugët e malësisë por nuk do të lëmë anësh edhe rrugët dytësore”, kaq na tha Murseli.  

Pritet të shohim sa do të realizohen premtimet e dhëna, mos të na ndodhë si vitin e kaluar kur banorët e Tetovës çanin malin e borës për të kaluar rrugën, ndërsa vozitësit mbyllën veturat në shtëpi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button