Rama: Nga 11 maj do lejohet lëvizja me automjet, pa autorizim, brenda qarkut

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura masat e reja lehtësuese që nisin nga e hëna e kësaj jave deri më 18 maj, shkruan Euronews Albania.

Në masat lehtësuese që nisin nga e hëna e kësaj jave, 4 maj, në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetëse, me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. Kurse për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.

Prej datës 11 maj, ka shkruar se do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim nga ora 05:00 deri në orën 17:30, por vetëm brenda qarkut. Sa u takon bizneseve që do të hapen në listë përfshihen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Kurse në masat lehtësuese që hyjnë në fuqi më 18 maj, bëjnë pjesë dhe hapja e lokaleve dhe restoranteve deri në orën 17:30. Por, këtu do të përfshihen vetëm ato biznese që kanë mjedise të jashme.

Pas datës 18 maj do të mbeten ende të ndaluara aktivitetet kulturore dhe artistike si dhe do të ndalohet çdo grumbullim i më shumë se pesë personave në mjediset publike, të mbyllura ose të hapura.

Kryeministri ka theksuar se ky plan mund të ndryshojë nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button