10 fakte për trupin e njeriut që s’ngjajnë të vërteta, por janë

Është e mundur, por e rrallë, të rriten dhëmbë në vezore. Ky lloj tumori quhet teratoma dhe “në brendi të mureve të tij gjenden folikula floku, gjëndra lëkure, muskul dhe inde të tjera.”

Disa njerëz laktojnë në sqetull pasi lindin fëmijë. Kryesisht ndodh kur indi i gjoksit zgjerohet drejt sqetullës. Nuk shkaktohet nga shtatzënia, por e shfaq veten kur gruaja lakton.

Ngaqë truri nuk ka receptorë për dhimbjen, operacionet në tru kryhen teksa pacienti është zgjuar. Një pacient i vetëdijshëm i ndihmon kirurgët të operojnë pa shkaktuar dëme në organ, transmeton KlanKosova.

Ka më shumë baktere në gojën tënde se ka njerëz në Shqipëri.

Gjatë gjithë jetës, një njeri i vetëm prodhon mjaftueshëm pështymë sa për të mbushur dy pishina olimpike.

Gjasat janë që keni këpushë në qerpikë në këto momente. Dy llojet e këpushëve Demodex – Demodex folliculorum dhe Demodex brevis – jetojnë në qerpikë. Ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës, flokë të vegjël dhe nuk shkaktojnë asnjë dëm.

Stresi të bën të prodhosh më shumë dyll veshësh se zakonisht. Dhe dylli i prodhuar në momente stresante ka aromë më të fortë se dylli normal, shkruan anabel. Gjendrat apokrine në vesh janë përgjegjëse edhe për djersën dhe gjatë periudhave stresante shkaktojnë prodhim më të shpejtë dylli me aromë të keqe. Njësoj ju bëjnë të djersini kur jeni të shqetësuar.

Anusi është pjesa e parë e trupit të bebit që zhvillohet në mitër. Gjallesat shtazore ndahen në protostome ose deuterostome – të parët zhvillojnë gojën në fillim, ndërsa njerëzit i përkasin llojit të dytë. Pra, zhvillojmë anusin të parin.

Njerëzit përcjellin më shumë baktere kur japin duart sesa kur puthen. Duart kanë pafund hapësira të vogla ku mund të strehohen bakteret dhe prekin më shumë sipërfaqe nga ç’prek goja.

Njeriu mesatar lëshon gazra rreth katërmbëdhjetë herë në ditë. Shumica e këtyre gazrave lëshohen gjatë gjumit. Mesatarisht, zorra mund të mbajë rreth 0.5 deri në 1.5 litra gaz, që duhet të dalë në një moment ose në një tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button