Qeveria e RMV-së përsëri me ndryshime në lidhje me largimin e punëtorëve

Në Seancën e 48-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndryshimi i masës për subvencionimin e pagës së punonjësve, ku theksohet që pamundësohet ndërprerja e padrejtë e marrëdhënies së punës, transmeton Portalb.mk.

“Me ndryshimet, konfirmohet dhe fuqizohet politikat qeveritare për ruajtjen e vendit të punës në kushtet e virusit korona, sigurohet mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, të ardhura të dinjitetshme dhe pamundësohet ndërprerja e padrejtë e marrëdhënies së punës për punëtorin”, raportojnë nga Qeveria.

Gjithashtu u miratua edhe mundësia për punësim retroaktiv të personave, punësimi i të cilëve u është ndërpre në periudhën nga 11 marsi deri më 30 prill dhe paraqitjen e tyre në mënyrë të duhur në sistemin e sigurimit të detyrueshëm social. Por kjo duhet të bëhet deri më 7 maj, që të mund të shfrytëzohen subvencionet.

Me ndryshimet, në bashkëpunim me sindikatat dhe shoqatat qytetare për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, konfirmohet se punëdhënësit që do të shfrytëzojnë mbështetjen financiare për pagat, nuk duhet të zvogëlojnë numrin e punëtorëve në muajin prill dhe në dy muajt e ardhshëm.

Kjo nuk vlen përveç: në rast pensioni dhe vdekje të një punonjësi, anulimin e kontratës së punës nga punëtori, anulimin e kontratës së punës pa njoftim nga punëdhënësi për shkak të shkeljes së urdhrit të punës dhe disiplinimi ose obligimet e punës, marrja në punë me kontratë e një punonjësi, përfundimi i vlefshmërisë së kontratës së punës në bazë të aktgjykimit gjyqësor dhe përfundimit të vlefshmërisë së kontratës së punës për shkak të paaftësisë të përhershme për punë.

Pas dy muajve, largimi i punëtorëve nga puna nuk duhet të jetë më i madh se:

15% për kompanitë deri 50 të punësuar
10% për kompanitë nga 51 deri 250 të punësuar, dhe
5% për kompanitë që kanë mbi 250 të punësuar.

Sot Ministria e Financave e RMV-së informoi se Banka Botërorë do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me 50 milionë euro për subvencionimin e pagës minimale të punëtorëve në vend.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në hapësirat e saj dje zhvilloi takim me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave qytetarë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, për të cilën diskutohet në masat financiare të Qeverisë. Ata në takim harmonizuar qëndrimet.

Propozimi i Ministres së financave, Nina Angelovska, për mundësinë e bizneseve që të largojnë punëtorët nga puna, nuk e kanë mirëpritur sindikatat e punëtorëve, ndërsa ish-kryeministri Zoran Zaev premtoi mbështetje financiare për ata që do të largohen nga puna.

Dita ndërkombëtare e punës, këtë vit, ka gjetur punëtorët e Maqedonisë së Veriut në gjendje edhe më të përkeqësuar. Kriza e shkaktuar nga koronavirusi, ka goditur thellë ata, duke bërë që qindra punëtorë të humbin vendet e tyre të punës, ndërsa qindra të tjerëve t’iu ulen pagat e tyre.

LEXO: Qeveria e RMV-s dhe sindikatat e punëtorëve harmonizuan propozimet për punëtorët
LEXO: Banka Botërore do të ndajë 50 milionë euro në RMV për pagën minimale të punëtorëve
LEXO: Virusi korona i ka goditur thellë punëtorët e RMV-së, qindra prej tyre kanë humbur vendet e punës
LEXO: RMV, Kompanitë që shfrytëzojnë ndihmë financiare mund ta zvogëlojnë numrin e të punësuarve
LEXO: Largimi i punëtorëve nga puna, Sindikatat kundër propozimit të Angelovskës, Zaev me propozim të ri
LEXO: Zaev: Për qytetarët të cilët do të mbeten pa punë, Qeveria siguron 50 për qind nga paga mesatare të cilën e kanë marrë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button