MPB: Qytetarëve përsëri u janë dërguar mesazhe të rreme për hetime të pretenduara

Ministria e Brendshme njoftoi se sot për disa qytetarë të caktuar dhe persona juridikë përsëri, si dhjetë ditë më parë, nga një kryes i cili prezantohet rrejshëm në emër të sekretares shtetërore Magdalena Nestorovska, ka dërguar ftesa të rreme u janë dërguar lidhur me një hetim të pretenduat që kinse është duke u zhvilluar, transmeton Portalb.mk.

– Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos i bien pre e mashtrimeve të tilla, ndërsa Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë Digjitale në Ministrinë e Brendshme tashmë është duke i ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura për të sanksionuar ligjërisht aktorin. Ministria e punëve të brendshme nuk përdor postë elektronike për t’iu dërguar ftesa qytetarëve lidhur me realizimin e hetimeve, por ato ftesa dërgohen në formë letre, me procedurë përkatëse, theksojnë nga MPB.

Ministria u bën thirrjel qytetarëve dhe personave juridikë që të mos hapin dokumente të bashkangjitur si shtojca të mesazheve që nuk vijnë nga dërguesit e verifikuar dhe të njohur, të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji ndërsa personat juridikë të ndërmarrin masa përkatëse për të mbrojtur sistemet e tyre kompjuterike.

Ndryshe, një rast i ngjashëm kisht ndodhë para dy muajsh ku Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme njoftoi se ishte konstatuar se prej ku janë dërguar ftesat e rrejshme për një hetim të rrejshëm në MPB me paraqitje të rrejshme nga sekretarja shtetërore e MPB-së, Magdalena Nestorovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button