fbpx

Luftë në rrugët e Kajros (VIDEO)

Dhuna mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të kryetarit egjiptian Muhamed Mursi wshtw rritur. Në përplasjet janë vrarë më së paku 5 persona, rreth 350 janë të lënduar. Ushtria ka stacionuar tanke parpara pallatit presidencial.

Në kryeqytetin e Egjiptit Kajro, deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar përleshje në rrugë. Sipas informatave, ushtria sot në orët e mëngjesit ka filluar të pozicionon tanke para pallatit presidencial. 

Në përleshjet që kanë ndodhur para pallatit, kanë humbur jetën së paku 5 persona ndërsa janë lënduar gati 350.
Deri te kjo erdhi përshkak se vëllezërit Mysliman bënin thirje për mbledhje solidare në të mirë të kryetarit Muhamed Mursi. 

Kryeministri i Egjiptit Hisham Kandil bëri thirje që t’i jepet fund trazirës rreth pallatit presidencial e cila ndodh mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Mursi. Ai bëri thirrje që ti jepet mundësia të vendoset fillim i dialogut kombëtar.

Po ashtu bëhet e ditur se tre këshilltarë të kryetarit egjiptian Muhamed Mursi kanë dhënë dorëheqje për shkak krizës të cilën e shkaktoi dekreti i tij për zgjerimin e kompetencave të tija./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button