Merko dhe Pollozhani në luftë për Strugën

Burime të besueshme nga BDI konfirmojnë se deri më dhjetë dhjetor të gjitha degët e kësaj partie do të duhet që, në Kryesinë qendrore, të prezantojnë propozimet e tyre me emrat e kandidatëve për kryetar komunash. 

Sipas këtyre burimeve, pas konsumimit të kësaj procedure, do të jetë kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, që do ta ketë fjalën e fundit për nominimin e kandidatëve, dhe jo degët siç praktikohej dikur.

Deri tani, pretendimin për të qenë kandidatë të BDI-së, nga radhët e kësaj partie, publikisht e kanë shprehur kryetari aktual Ramiz Merko, si dhe ish ministri i Arsimit dhe ish ambasadori Aziz Pollozhani. Ndërkohë, si emra që mund të bëhen pjesë e kësaj gare përmenden edhe Murat Lumani, si dhe deputeti aktual i kësaj partie Arben Labënishta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button