Banka Botërore do të ndajë 50 milionë euro në RMV për pagën minimale të punëtorëve

Ministria e Financave e RMV-së informoi se Banka Botërorë do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me 50 milionë euro për subvencionimin e pagës minimale të punëtorëve në vend, transmeton Portalb.mk.

“Me 50 milion euro nga Banka Botërore, do të sigurohet mbështetje financiare 14.500 denarë për punëtorë për pagën e muajve Prill dhe Maj”, njoftojnë nga ministria.

Në njoftim sqarohet se aplikimi për shfrytëzimin e masës “Përkrahje financiare prej 14,500 denarë për punëtorët”, do të fillojë në fillim të muaji maj.

Dita ndërkombëtare e punës, këtë vit, ka gjetur punëtorët e Maqedonisë së Veriut në gjendje edhe më të përkeqësuar. Kriza e shkaktuar nga koronavirusi, ka goditur thellë ata, duke bërë që qindra punëtorë të humbin vendet e tyre të punës, ndërsa qindra të tjerëve t’iu ulen pagat e tyre.

Për shkeljen e të drejtave të punëtorëve kanë alarmuar sindikata në vendi si dhe OJQ-të.

Me këtë përkrahje, mbështetja e BB-së për RMV-në do të jetë 140 milionë euro, duke e marrë parasysh se Zyra e Bankës Botërore në Shkup ka njoftuar se janë miratuar 90 mln euro për mbështetje të vendit për parandalimin e koronavirusit, për përforcim të sistemit shëndetësor nacional dhe për zbutjen e pasojave sociale nga pandemia.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut sot ka shënuar raste të reja të të prekurve me virusin korona, por një numër i konsiderueshëm janë shëruar. Deri më tani 69 pacientë janë shëruar, ka 29 raste të reja, numri i përgjithshëm i diagnostikuar 1494, ndërsa 4 persona kanë vdekur.

LEXO: RMV, Banka Botërore miratoi 90 mln euro për ballafaqim me COVID -19
LEXO: Virusi korona i ka goditur thellë punëtorët e RMV-së, qindra prej tyre kanë humbur vendet e punës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button