Qyteti i Shkupit paralajmëroi për të hënën realizimin e procesit të dezinsekimit

Qyteti i Shkupit informoi se të hënën do të fillon dezinsektimi i hapësirave të qytetit me ndihmën e aeroplanëve, duke paralajmëruar bletarët të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve, transmeton Portalb.mk

Procesi i dezinsektimit kundër mushkonjave është proces që duhet të zhvillohet rregullisht në gjithë qytetet, sidomos në periudhën para dhe gjatë rritjes së temperaturave.

“Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se dezinsektimi me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet më datë 04.05.2020”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit paralajmëroi se dezinsektimi mund të anulohet, në rast se kushtet atmosferike nuk lejojnë realizmin e procesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button