Edhe pas aksidentit të Llaskarcës, pjesa më e madhe e autobusëve të importuar janë të përdorur (Infografik)

Edhe pas fatkeqësisë së rëndë në Llaskarcë, që ndodhi në shkurt vitin e kaluar, Maqedonia vazhdon me rritje të importimit të autobusëve dhe minibusëve, për transport të pasagjerëve, nga jashtë. Të dhënat nga Drejtoria Doganore tregojnë që jo vetëm që nuk është zvogëluar, por në vitin 2019 është arritur rekord në importin e automjeteve të vjetra dhe të përdorura transportuese në transportin rrugor nga jashtë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vitin e kaluar janë importuar 217 autobusë dhe minibusë të përdorur, derisa vetëm 18 prej tyre kanë qenë të ri. Trendi i importit të këtyre mjeteve transportuese ka vazhduar edhe në fillim të vitit 2020, me ç’rast në janar dhe shkurt këtë vit janë importuar 45 autobusë ose minibusë të përdorur dhe vetëm 1 i ri në vend.

Të dhënat e fundit të Entit shtetëror për statistikë për vjetërsinë e autobusëve që qarkullojnë në vend tregojnë që mbi 80 përqind e flotës së automjeteve ka qenë më e vjetër se 10 vite. Mosha mesatare e autobusëve që qarkullojnë në vendin tonë në vitin 2018 ka qenë 18,7 vite.

Pavarësisht fatkeqësive të rënda rrugore në të cilat kanë marrë pjesë autobusë dhe minibusë në periudhën e kaluar, për momentin shteti nuk ndërmerr asnjë masë për të ashpërsuar importin e këtij lloj automjetesh nga jashtë. Derisa autoritetet shtetërore nuk reagojnë ndaj këtyre shifrave shqetësuese, qytetarët gjithnjë e më pak e përdorin transportin me autobus në qarkullimin ndërurban dhe ndërkombëtarë.

“Meta.mk” ka shkruar edhe më parë që vitin e kaluar në transportin ndërurban qytetar kanë qenë të transportuar vetëm 5.827.000 pasagjerë, përkatësisht për 2 milionë më pak se në vitin 2018. Në transportin ndërkombëtar me autobusë në vitin 2019 janë transportuar vetëm 644.000 pasagjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button