RMV, rritet numri i pacientëve të shëruar nga Kovid -19, 4 viktima të reja dhe 29 të tjerë të infektuar

Maqedonia e Veriut, ka shënuar raste të reja të të prekurve me Kovid – 19, por një numër I konsiderueshëm janë shëruar. Deri më tani 69 pacientë janë shëruar, ka 29 raste të reja, numri i përgjithshëm i diagnostikuar 1494, ndërsa 4 persona kanë vdekur, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 69 pacientë të shëruar në: Shkup-18, Kumanovë-36, Dibër-1, Shtip-1, Veles-10, Gjevgjeli -1.

Dy persona nga Prilep vdiqën në Klinikën për Sëmundje Infektive , një pacient 55-vjeçar i shëruar në klinikë më 24 Prill dhe një pacient 87-vjeçar i shëruar në klinikë më 27 Prill, si me gjendje të rëndë, ashtu edhe me me vështirësi e respirator të frymëmarrjes. Instituti regjistroi një person tjetër të ndjerë në Prilep, një grua 69-vjeçare, pozitive në virusin, vdiq në shtëpi. Në spitalin “8 shtatori” një pacient vdiq, nga fshati i Zrnovci (Koçan) në moshën 62 vjeç, në trajtimin spitalor nga 21 prilli.

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 362 teste dhe janë konfirmuar 29 raste të reja të Kovid-19 në: Shkup-11, Kumanovo-4, Prilep-3, Tetovë-2, Veles-6, Kocan-3.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë është 1494, numri i pacientëve të rikuperuar është 807, numri i vdekjeve është 81, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 606, informon portalb.mk. Ndërsa gjendja përfundimtare në territorin e Maqedonisë është kjo:

  • Shkup – 509
  • Kumanova – 393
  • Dibër – 51
  • Shtip – 34
  • Prilep – 153
  • Tetovë – 84
  • Struga – 66
  • Veles – 77
  • Manastir – 19
  • Ohër – 15
  • Kavadar – 5
  • Gostivar – 17
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicvë – 2
  • KrivaPallankë – 5
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Koçan – 31
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 9 (7 persona të Negotinës janë banorë te D.Kapisë(
  • D.Hisar – 1
  • Makedonski Brod – 2
  • Pehçevë – 2
  • Dellçevë – 2
  • Vallandovë -1
  • Vinicë -2

362 testet e kryera janë përmes: ISHP – 285, Veterinari f-tet-11, Avicenna-9, Biotek-26, Filip II (Zhan Mitrev) -0, Sistina me metodën PCR -21 dhe ASHAM-10. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 16,798 teste të Kovid-19.

Në Klinikën Infektive 2 pacientë të rinj janë pranuar , dhe gjithsej 48 janë shtruar në spital. 27 pacientë ishin në mbështetje të oksigjenit dhe 1 pacient është në ventilim mekanik.

Në spitalin “8 shtatori” 3 pacientë të rinj janë pranuar dhe gjithsej 26 pacientë janë shtruar në spital. Nga këta, 4 pacientë janë me paisje respiratore dhe 3 të tjerë me një pamje klinike më të rëndë.

Në spitalin e Manastirit 4 pacientë janë duke u trajtuar, dhe në shtëpi trajtimi po monitorohen 3. Në spitalin e Shtipit 2 pacientë janë shtruar në spital, dhe 4 të tjerë janë duke u trajtuar për shërim në shtëpi. Në departamentet efektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë, janë shtruar në spital gjithsej 44 persona pozitiv dhe të dyshuar me Kovid 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Shkupi. virusi korona, maska

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se është zgjedhur një modeli ideal për sistemin shëndetësor, në vendin tonë. Ky model do të ndihmojë për ballafaqim me pandeminë, dhe se që tani mund të shihen rezultatet, ky fakt tregon se po zvogëlohen indikacionet për teste, si përmes pikave, ashtu edhe në laboratoritë private dhe ajo çon drejt drejtimit të zvogëlimit të epidemisë me koronavirusin, që është pritur në këtë periudhë, informon Portalb.mk.

Venko Filipçe
Venko Filipçe

Por, edhe pse ky lajm i mire vjen nga kreu i shëndetësisë, situata nuk do të shihet edhe në të ardhmen se do të përmirësohet dhe se do të vijë një valë e re e të prekurve nga ky virus, në vjeshtë, siç theksojnë mjekët.

I pyetur rreth kësaj çështje, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë, se një gjë e tillë është e mundshme.

“Së pari bëhet fjalë për virus që është respirator, ndërsa të gjitha viruset respiratore kthehen në muajt e vjeshtës. Puna e dytë është në lidhje me atë që endetani është supozim, me siguri vijojnë hulumtime, studime etj,. Megjithatë ka një trend të disa rasteve në vendet ku është e obligueshme vaksina e BSZH-së, që është gjithashtu virus pulmonar. Do të thotë ka ndonjë lidhshmëri saktë nuk dihet, ne absolutisht duhet të jemi të gatshëm dhe në atë drejtim shkojmë. Me këtë sfidë me të cilën tani përballemi, jo vetëm ne por e tërë bota, përvoja na mësoi dhe na bëri më të gatshëm, për disa sfida të ardhshme. Është e mundur të kemi pik të ardhshëm të pacientëve, në muajt e vjeshtës dhe atëherë plotësisht ende më shumë do të komplikohet me ndonjë shifër, zakonisht shifra të rritura siç ishte edhe sezonin e kaluar. Nuk mund të supozojmë në grip sezonal. Në atë kuptim shkojnë parashikimet dhe përgatitjet të cilat i ndërmarrim”, thotë Filipçe.

Ai shton se gjatë javës tjetër, do të bëhen zyrtare pas konsultimeve përfundimtare me të gjithë ata që janë prekur, në mënyrë që të dëgjojmë sugjerime eventuale.

“Janë përgatitur të gjitha protokollet për funksionimin e shumë segmenteve shoqërore, operatorëve ekonomikë, fabrikave, transportit publik, etj. Gjatë javës së ardhshme ata do të jenë të zyrtare pas konsultimeve finale, të dëgjohen sugjerimet eventuale pas së cilave do ti prezantojmë publikisht, njëjtë si për periudhën kohore në të cilën i presim këto, ti quaj zbutje të restriksioneve. E gjithë kjo do të ndodh gradualisht, me plan, me qëllim që mos të krijohen turma, as kushte për tubimeve masive”, theksoi Filipçe.

Qeveria e Maqedonisë akoma mban masa ndalese për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë tashmë ka vënë në dispozicion aplikacionin Viber”, nëpërmjet të cilës qytetarët në telefonat e tyre celularë, marrin informacione për zhvillimet e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button