Greqishtja, gjuhë e dytë në shkollat e Himarës!

Në mesin e thirrjeve deri diku të pako trolluara patriotike, ku dhe vetë Kryeministri Sali Berisha nuk ka mundur t’i shpëtoi kësaj fryme, një ndryshim qëndrimi mund të quhet ai i Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. I ardhur në këtë post me premtimin e zhdukjes së “simptomës Bollano”, e cila kishte për qëllim kryesor helenizimin e kësaj zone, Jorgo Goro, për herë të parë pas më shumë se një viti, artikulon termin Greqi dhe dy gjuhësinë në Himarë. 

DEKLARATA 
Gjatë një takimi të zhvilluar pak ditë më parë në Amerikë, me “Shoqatën e Himariotëve në Amerikë”, kryetari i Bashkisë së Himarës është shprehur se gjuha greke nuk duhet të mësohet vetëm nga nxënësit e shkollave greke, por ajo duhet të futet në të gjithë shkollat shqipe të Himarës si gjuhë e dytë.

 “Ne nuk duam që gjuhën greke ta mësojnë vetëm nxënëst e shkollave greke. Ne duam që këtë gjuhë të mund ta mësojnë të gjithë ata që dëshirojnë dhe të japim mundësinë që ta vënë si gjuhë e dytë edhe në shkollat shqiptare”, – deklaroi Goro. Madje ai vijoi më tej duke pohuar se 80 % e himariotëve kanë të dyja shtetësistë, si atë shqiptare dhe atë greke dhe duke e cilësuar këtë diçka pozitive. “Siç e dimë, thuajse 80 % e himariotëve kanë karta identiteti greke dhe shqiptare dhe ata mund të marrin pjesë në zgjedhje edhe në Greqi edhe në Shqipëri. Kjo është një gjë e mirë”, – u shpreh kryetari i Bashkisë së Himarës gjatë takimit të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithaashtu Joro Goro, i cili arriti të mundte në zgjedhjet e vitit 2011 Vasil Bollanon për kreun e Bashkisë Himarë, është shprehur se, himariotët duhet të mësojmë të dyja gjuhët në mënyrë të shkëlqyer, që të jenë në nivele të lartaa edhe në qeverinë shqiptare edhe në atë greke. “Qëllimi ynë është që ne të jemi në krye duke ditur gjithçka. Me mënyrën tonë përpiqemi mbylli fjalën e tij Jorgo Goro.
 
REAGIMET 
Nuk kanë kaluar pa u komentuar në mediat greke dhe kryesisht në blogjet “vorio epirote” deklaratat e bëra nga kreu i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Siti himara.gr, i njohur tashmë për publikimin e lajmeve në lidhje me mbrojtejen e të drejtave të “vorio epirotasve”, i quan ndjenja pseudo pan-helenike, deklaratat e bëra prej tij në Amerikë. Ky site shtron pyetjen se pse kreu i Bashkisë Himarë mban dy qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen e minoritetit grek. “Deklaratat e tij janë kontradiktore, pasi në Amerikë ai thotë që është duke punuar për përfshirjen e gjuhës greke në të gjitha shkollat e vendit, ndërsa në postin e kreut të Bashkisë Himarë, Goro nuk e ka përmenduar asnjëherë këtë çështje, duke lënë pas dore të gjithë përfaqësuesit e këtij minoritetit”, – shkruan himara.gr./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button