Ish të burgosurit: Përshëndesim puhinë flladitëse të Sali Berishës

Shoqata e të Burgosurve dhe e të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë ka përshëndetur nismën e kryeministrit shqiptar Sali Berisha për hartimin e një ligji për shtetësi, me të cilin të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit amë do tu mundësohej marrja e shtetësisë shqiptare.

“Edhe pse kjo është nisma e fundit në rajon, këtë akt e kanë bërë Serbia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Maqedonia, ne si shoqatë e përshëndesim dhe e mirëpresim. Ishte shumë anakronike dispozita ligjore në Shqipëri,e cila vinte bariera të shumta për marjen e shtetësisë, nga shqiptarët jashtë shtetit amë,edhepse ,ne shqiptarët në Maqedoni edhe me Kushtetutën e vendit ,llogaritemi si pjesë e popullit shqiptar,që është fakt i pamohueshëm” thotë kryetari i ShBDPSh, Shpëtim Pollozhani.

Kjo shoqatë gjithashtu përkrah deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë se ka ardhur koha për bashkimin e shqiptarëve,qoftë në Evropë ,qoftë para Evropës. 

“Përshëndesim edhe thënien e Kryeministrit të Shqipërisë se, bashkimi kombëtar,për shqiptarët duhet të jetë pikë orientimi sikurse që është ylli polar për çdo rrugëtar. Përshëndesim gjithë çfarë u tha në Forumin Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë,dhe në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë në 4 dhjetor,e cila u mbajt në shtëpinë ku Ismail Qemali 100 vite më prë shpalli Pavarësinë e Shtetit Shqiptar” përfundon Pollozhani. 

Ndryshe, iniciativën e Berishës e kanë përshëndetur dhe partitë shqiptare në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button