RMV, Banka Botërore miratoi 90 mln euro për ballafaqim me COVID -19

Zyra e Bankës Botërore në Shkup ka njoftuar se janë miratuar 90 mln euro për mbështetje të vendit për parandalimin e koronavirusit, për përforcim të sistemit shëndetësor nacional dhe për zbutjen e pasojave sociale nga pandemia, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

“Me projektin për përgjigje urgjente të situatës me COVID – 19 do të sigurohet mbështetje direkte për kufizim të transmetimit lokal të virusit përmes përforcimit të sistemit për ndjekje të sëmundjeve dhe të laboratorëve publik përmes furnizimit të kompleteve diagnostike, reagensë, material harxhues, pajisje për mbrojtje personale dhe trajnim për protokolle adekuate. Do të sigurohet edhe mbështetje për renovim të pjesshëm që të hapen krevate shtesë për kujdes intensivë, për sistemet për menaxhim dhe deponim të mbeturinave mjekësore dhe për mobilizimin e kapaciteteve plotësuese në sistemin shëndetësor, përmes financimit të pagave për punëtorët shëndetësorë të trajnuar dhe të pajisur mirë, të kyçur drejtpërdrejt në ballafaqimin me krizën që nuk kanë qenë të parashikuara në buxhetin shtetëror”, thanë nga Banka Botërore.

Me projektin do të sigurohen edhe kompensime në të holla për amvisëritë e rrezikuara të goditura nga pasojat ekonomike të COVID-19 dhe sigurimi i ushqimit dhe produkteve themelore për qytetarët në karantinë dhe për amvisëritë e goditura nga virusi. Do të financohet edhe sigurimi në rast të papunësisë së përkohshme, përmes sigurimit të kompensimit në të holla për ata të cilët kanë humbur vendet e punës si rezultat i krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button