Daçiq: Me Thaçin raporte më të mira sesa me Qeverinë e Kroacisë

Vetëm disa orë pasi në takimin e tretë në kuadër të dialogut në nivel të lartë teknik me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi kishte arritur përparim në normalizimin e raporteve me Prishtinën, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka befasuar një numër të mirë të zyrtarëve evropianë dhe të diplomatëve të huaj në një konferencë në Bruksel, duke thënë se ka keqësim të raporteve të Serbisë me Kroacinë.

Për ata diplomatë ishte befasi të dëgjonin se kryeministrit aktual në Serbi po i shkon më mirë bashkëpunimi me ish-armikun e tij të luftës, Hashim Thaçi, sesa me Qeverinë e Republikës së Kroacisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button