Francë, shkoi në 24.376 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 24.376, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, dhe drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, njoftuan zhvillimet e fundit në vend mbi pandeminë në një konferencë për media.

Veran tha se kanë ndarë rajonet e vendit në tri kategori sipas ngjyrave, “e gjelbër”, “portokalli” dhe “e kuqe”, varësisht nga densiteti i virusit, duke shtuar se pjesa verilindore dhe juglindore janë zonat më të prekura në Francë.

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.039 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 199.254, tha Salomon.

Salomon tha se 26.283 pacientë po trajtohen në spitale, duke shtuar se në vend për të 22-tën ditë me radhë ka vazhduar të bie numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv.

Në 24 orët e kaluara, 1.248 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 49.476, tha Salomon.

Sipas tij, në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 289 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 24.376, ndërsa prej tyre, 9.132 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.

Franca tashmë ka vendosur që duke filluar nga 11 maji, gradualisht t’i heqë masat kufizuese kundër virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button