Zoran Zaev: VMRO-DPMNE-ja e i ka keqpërdorur institucionet për qëllime partiake

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është deklaruar në rrjetet sociale në lidhje me bllokadën policore në magazinën në të cilën janë paketuar paketa humanitare nga familja e tij për personat në nevojë. Ngjarjen e ka quajtur skandal, ka kërkuar hetim nga institucionet kompetente dhe përgjegjësi për aksionin, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE, Naqe Çulev dhe Hristijan Mickoski duke tentuar që ta parandalojnë aksion humanitar dhe solidar për ndihmën e bashkëqytetarëve të mi e kanë keqpërdorur policinë dhe institucionet shtetërore. Pres që institucionet kompetente të zbatojnë hetim dhe t’i theksojnë fajtorët. VMRO-DPMNE nëpërmjet strukturave policore parandalon ndihmë humanitare për qytetarët nëpërmjet keqpërdorimit të institucioneve shtetërore. VMRO-DPMNE me struktura policore të regjimit mbrëmë deri në mëngjes ka kryer trysni dhe kërcënime ndaj vullnetarëve dhe anëtarëve të organizatës qytetare. Kanë mbajtur në stacion policor persona të rinj, i kanë kërcënuar, vetëm pse dikush ka marrë detyrë partiake dhe i pengon solidariteti. Ajo është pasqyrë jonjerëzore nga një regjim të cilin e kemi mundur bashkë me qytetarët. Dhe për atë dhunuesit e tillë partiak patjetër të mbajnë përgjegjësi”, shkruajti Zaev në Facebook.

Ndryshe, policia ndaloi shpërndarjen e pakove humanitare, donacion nga familja Zaev nga Strumica për njerëzit e prekur nga kriza me koronën. Mbrëmë, policia i ka bastisur ambientet e një ish-objekti hotelerik në Strumicë, ku vullnetarë nga shoqata “Të gjithë së bashku mundemi” kanë qenë duke përgatitur pakot me artikuj ushqimit që është dashur t’iu shpërndahen familjeve me gjendje të rrezikuar sociale.

Anëtarët e shoqatës thanë se policia ka kërkuar dokumente për paketat. Gjatë kontrollit, pakot me artikuj ushqimorë gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në rrugë. Kryetari i shoqatës, Aleksandar Markoski, beson se aksioni ka prapavijë politike.

“Është një konstrukt nga VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski, i realizuar nga ministri Naqe Çulev. Prej nesh kërkuan dokumente për donacionet që janë zakonisht te donatorët. Është e turpshme dhe për të ardhur keq kjo që po bëhet, sepse bëhet fjalë për donacion nga familja Zaev”, tha kryetari i shoqatës Aleksandar Markoski i cili së bashku me vullnetarët e tjerë të shoqatës u desh të jepnin deklarata në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button