TikTok-u arriti numrin e 2 miliardë përdoruesve

Aplikacioni TikTok është duke ‘lulëzuar’ gjatë pandemisë globale me Covid-19.

Sot analisti i platformës ‘Sensor Tower’ ka treguar se kjo platformë e mediave sociale, është shkarkuar më shumë se 2 miliardë herë. Është shkarkuar 315 milionë herë këtë çerek në ‘’App Store’’ dhe ‘’Google Play’’.

Sidoqoftë, këto statistika të shkarkimeve të aplikacionit, nuk përfshijnë edhe dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta që janë të njohura në Kinë.

‘Sensor Tower’ ka treguar se shkarkimet më të mëdha janë bërë në Indi, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton The Verge, transmeton Koha.

Kjo kompani ka kërkuar një konfirmim apo koment për këto statistika mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button