Italia publikoi rezultatet e 24 orëve të fundit për virusin korona

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit një numër rekord të personave të shëruar nga Covid-19.  Janë 4693 të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm  në 75 945, transmeton OraNews.

Vetëm katër ditë nga nisja e fazës 2 të luftë kundër pandemisë Covid 19, Italia regjistron 285 viktima dhe 1872 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 26 967, ndërsa numri i të infektuarve është 205 463.

Numri aktual i personave të infektuar është reduktuar sot më 101 551.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 101 pacientë më pak në repartet e terapisë intesive e 3096  persona të shëruar më shumë.

Dhe në strukturat spitalore situata është drejt një përmirësimi të dukshëm, ku dita e sotme regjistron 1061 pacientë më pak të shtruar.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 598 raste pozitive më shumë e numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur më 75 732.

Në repartet e terapisë intesive në këtë rajon kemi 29 pacientë më pak.

Në Itali deri më sot janë kryer  1,979,217 tampone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button