fbpx

Në tjetër “skandal” gjatë lidhjeve online (VIDEO)

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar shumë njerëz dhe i ka detyruar ata që të punojnë nga shtëpia. Një ndër këta njerëz janë edhe punonjësit e medias.

Disa ditë më parë gazetari i njohur spanjoll Alfonso Merlos 41 vjeç po jepte një interviste live në kanalin e tij të Youtube. Në një moment prapa krahëve të tij del një vajzë e zhveshur që nuk dukej si e dashura e tij. Pas disa verifikimeve u zbulua se ajo ishte gazetarja Aleksia Rivas 27 vjeç, transmeton OraNews.

Kjo skenë nuk ishte thjesht skandaloze për shkak të përfshirjes së disa personaliteteve të famshme të TV Spanjolle, por edhe për shkak se prania e Rivas ka nënkuptuar që dyshja kishin thyer masat e rrepta të marra kundër koronavirusit në Spanjë.

Pasi ka qëndruar i heshtur për incidentin për disa ditë, ai ka vendosur t’i kërkojë publikisht falje ish-të dashurës së tij Marta López.

“Nëse mendoni se qëndrimi im nuk ka qenë i saktë ose se ka gjëra që unë nuk i kam bërë mirë, unë nuk kam asnjë problem të kërkoj falje, megjithëse qëllimi im nuk ishte të dëmtoja dikë tjetër”, shprehet Alfonso Merlos.

Rivas, gazetarja 27-vjeçare u shpreh se Alfonsi i ka thënë se është ndarë nga partneria e tij, nuk e ka ditur se vazhdonte ende të ishte i lidhur me të. Ajo shton se kanë qëndruar së bashku për 3 javë në shtëpi.

Marta López ish-partneria e gazetarit ka treguar se ajo ishte akoma me Merlos në atë kohë, dhe e ka quajtur situatën “të turpshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button