Koronavirusi e “infektoi” edhe tregun e patundshmërive

Zvogëlim në shitjen e banesave të reja ka në tre muajt e parë të këtij viti, si dhe rënie e dukshme e shitblerjeve të të gjitha patundshmërive muajin e kaluar, kur shpërtheu epidemia e koronavirusit dhe u shpall gjendje e jashtëzakonshme, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Të dhënat e fundit nga regjistri i çmimeve të qirave  të Agjencisë për kadastër të patundshmërive zbulojnë që në periudhën janar – mars 2020 në shtet janë shitur 719 banesa të sapondërtuara, që është për 162 banesa më pak se në tremujorin e katërt të vitit 2019.

“Për dallim nga tremujori i kaluar, në këtë tremujor ka rritje të banesave të pashitura për 390 banesa. Në fund të marsit, këtë vit, në gjithë territorin e shtetit ka 6.432 banesa të cilat janë ndërtuar, ndërsa ende nuk janë shitur dhe ofrohen në treg të patundshmërive. Gjithashtu, në Agjencinë për kadastër të patundshmërive janë lëshuar 12.706 letra për rishënim të ndërtimit që sugjeron se këto objekte janë në fazë të ndërtimit dhe së shpejti do të gjenden në tregun e patundshmërive. Mund të konstatohet që numri i objekteve të reja por momentin e plotëson kërkesën për banesa të reja”, thuhet në raport.

Në gjithë territorin e vendit tone në tre muajt e parë të vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 4.935 shitje të patundshmërive (banesa, hapësirë afariste, shtëpi, tokë bujqësore dhe ndërtimore dhe objekte tjera).

“Nëse analizohen shitjet nga aspekti kohor, përkatësisht shitjet sipas muajve, mund të konstatohet që aktiviteti më i madh në treg është vërejtur në janar, përkatësisht 1.774 shitje, ndërsa aktiviteti më i ulët në treg është regjistruar në mars edhe atë 1.415 shitje. Në shkurt janë regjistruar 1.746 patundshmëri të shitura”, shkruan në raport.

Përndryshe, në tremujorin e pare të këtij viti, çmimet më të larta për metër katror kanë pasur banesat në komunat Qendër, Karposh dhe Aerodrom, ndërsa më të ulëtat në Strugë dhe Koçani.

Numri më i madh i banesave të shitura është në komunën Aerodrom, përkatësisht në këtë periudhë janë shitur 302 banesa, ndërsa numri më i madh i shtëpive të shitura është në territorin e komunës Kumanovë, ku në këtë periudhë janë shitur 38 shtëpi. Më së shumti shitje të hapësirave afariste janë regjistruar në komunën Karposh ku janë shitur 27 hapësira afariste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button