Qeveria e RMV-s dhe sindikatat e punëtorëve harmonizuan propozimet për punëtorët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në hapësirat e saj sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave qytetarë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, për të cilën diskutohet në masat financiare të Qeverisë, transmeton Portalb.mk

Oliver Spasovki, kryeministri i vendit e udhëhoqi ekipin e Qeverisë të përbërë nga zv.kryeministrja Mila Carovska, ministrja Nina Angelovska, ministri Kreshnik Bekteshi, zv.ministri Gonul Bajraktar, dhe zv.ministrja plotësuese Sanela Shkrijel.

“Në takimin në të cilën u bisedua në mënyrë konstruktive që të tejkalohen dallimet që shkaktuan keqkuptime, bashkërisht u konstatua se janë përcaktuar propozimet që janë një bazë e mirë për zgjidhje në drejtim të mbrojtjes së vendeve të punës, eliminimin e mundësive për largim nga puna gjatë kohës së krizës ekonomike-shëndetësore nga virusi korona, dhe njëkohësisht zgjidhje për t’i motivuar kompanitë që të shfrytëzojnë ndihmën shtetërore”, raportojnë nga Qeveria.

Në takim u diskutua që në të ardhmen të vazhdohet dialogu ekonomik-social me gjithë palët.

Ndryshe, propozimin e Ministres së financave, Nina Angelovska, për mundësinë e bizneseve që të largojnë punëtorët nga puna, nuk e kanë mirëpritur sindikatat e punëtorëve, ndërsa ish-kryeministri Zoran Zaev premtoi mbështetje financiare për ata që do të largohen nga puna.

LEXO: RMV, Kompanitë që shfrytëzojnë ndihmë financiare mund ta zvogëlojnë numrin e të punësuarve
LEXO: Largimi i punëtorëve nga puna, Sindikatat kundër propozimit të Angelovskës, Zaev me propozim të ri
LEXO: Zaev: Për qytetarët të cilët do të mbeten pa punë, Qeveria siguron 50 për qind nga paga mesatare të cilën e kanë marrë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button