Korona e rrënoi komunikacionin ajror– për dy muaj 300.000 udhëtarë “të humbur” (infograf)

Mbyllja e aeroporteve të Maqedonisë si rezultat I parandalimit të përhapjes së koronavirusit veç më ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në vend. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë që nëpër dy aeroportet në tremujorin e pare të këtij viti kanë kaluar 429.869 udhëtarë, përkatësisht mbi 50.000 më pak nëkrahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Numri i udhëtarëve në tre muajt e pare është zvogëluar për 10,5% në krahasim me vitin 2019, ndërsa me atë është ndërprerë edhe zhvillimi i vazhdueshëm disavjeçar në komunikacionin ajror në vend, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Shkak për rënie të numrit të udhëtarëve është mbyllja e aeroporteve më 18 mars, pasi qeveria e miratoi këtë vendim për t’u parandaluar futja dhe përhapja e koronavirusit në vend.

Siç kalon koha, rënia e forte e komunikacionit ajror do të vazhdon. Të dhënat statistikore tregojnë që aeroportet e Maqedonisë vetëm në prill do të humbin mbi 210.000 udhëtarë, nëse merret parasysh fakti që numër aq i madh i udhëtarëve e kanë përdorur transportin ajror në prill të vitit 2019.

Nga qeveria për momentin nuk ka informatë kur do të lejohet hapja e dy aeroporteve dhe fillim me punë të rregullt të aviokompanive. Lajmërim për relaksim të masave ka për periudhën e festave të një majit.

Edhe një lajm negativ për komunikacionin ajror në vend është fillimi i anulimit të fluturimeve që janë përcaktuar për këtë verë. Fluturimet e planifikuara Izmir – Shkup – Izmir tashmë janë anuluar, derisa fluturimi i parë sezonal në relacionin Bruksel-Ohër-Bruksel tash për tash është prolonguar për 13 qershor. Itinerari i fluturimeve për sezonin e ardhshëm veror ende nuk është publikuar në ueb-faqen e Aeroportit ndërkombëtar Shkup, ashtu që për momentin nuk dihet nëse ndonjë aviokompania tjetër planifikon ta zvogëlojë frekuencën e fluturimeve.

Pasoja e vetme e sigurt nga epidemia e koronavirusit është që vendi këtë vit nuk do të mund të shpreson të arrijë numrin rekord historik të udhëtarëve të transportuar në komunikacionin ajror. Në transportin ajror vitin e kaluar, në dy aeroportet, janë regjistruar 2.666.774 udhëtarë, që paraqet numrin më të madh të udhëtarëve të transportuar në historinë e aviacionit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button