Më 4 maj nisin lehtësimet në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media tha se para 15 ditëve kanë prezantuar masat e reja.

“Masat ishin më të rënda sepse situata ishte rënduar. Por situata u përmirësua. Për herë të parë për 3 ditë radhazi numri i të shëruarve kalon atë të infektuarve. Sot jemi në gjendje t’i lehtësojmë disa masa”, tha Vitia, përcjell Koha.

Vitia tha se po punohet vazhdimisht deri të përfundojë pandemia.

“Me ardhjen e pranverës dhe ngrohjen e motit u shliruam dhe neglizhuam fuqinë e virusit, prandaj patëm rritje të numrit të të infektuarve. Jemi në një situatë ku na lejohet kufizimi i masave, por assesi të neglizhojmë rrezikshmërinë”, tha Vitia.

Faza e parë përfshin periudhë nga 4 maj deri 18 maj dhe gjatë kësaj kohe do të hapen bizneset si; ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, pjesërisht, tregtia me pakicës, pjesërisht, riparimi i artikujve personal dhe i orendive, zyrat e konsulencës

Faza e dytë, fillon nga 18 maj deri më 2 qershor dhe të fillojë operimi i bizneseve si; tregtia me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban dhe qendrat e thirrjeve.

Kurse faza e tretë hynë në fuqi më 2 qershor – deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove, hapja selektive e aktiviteteve sportive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button