fbpx

Pacienti i fundit me virusin korona në Dibër doli negativ në testin e parë

Në Dibër ka 15 ditë që nuk është regjistruar asnjë person i ri i infektuar me virusin korona, derisa po vazhdon me sukses shërimi i pacientëve të shëruar, transmeton Portalb.mk.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 46 janë shëruar, për fat të keq, katër persona vdiqën, tre prej tyre nga Dibra dhe një nga Qendra e Zhupës”, raportoi Hekuran Duka, kryetari i Dibrës.

Duka sqaroi se në Dibër gjithsej janë të regjistruar 51 pacientë, dy prej të cilëve janë nga Qendra Zhupa.

“Vetëm një person tjetër që trajtohet në shtëpi, është ende duke u trajtuar. Testi i tij i parë i kontrollit është negativ, ndërsa sot pritet të bëhet testi i dytë i kontrollit”, deklaroi Duka.

Ai njoftoi se në vetizolim janë vetëm shtatë persona.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas propozimit të Shtabit kryesor koordinues të krizës, i hoqi të gjitha masat e parapara për territorin e dy komunave të përmendura të cilat ishin në fuqi sipas planit të aksionit të përgatitur më 13 mars 2020.

Qytetarët e dy komunave ishin 30 ditë në karantinë dhe me kufizim të lëvizjes për shkak të krizës shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në 24 orët e fundit në RMV katër persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, ndërkaq 23 persona të ri janë infektuar. Me këtë nuri i përgjithshëm i të vdekurve në vend nga KOVID-19 është 77, i të infektuarve 1465, ndërkaq të shëruarve 738. Numri aktiv i rasteve në RMV është 650. Ministria e Shëndetësisë informoi se Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 raste të pacientëve të shëruar sot.

Përveç Dibrës që po jep rezultate të mira në këto javë, tashmë edhe qyteti i Shtipit është ai qyteti i Maqedonisë së Veriut që në statistikat e fundit shënoi më shumë të shëruar se të infektuar, duke regjistruar vetëm sot 7 të shëruar, prej 32 të infektuarve që ka pasur gjithsej ky qytet.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëroi se në Dibër do të bëhet skrinim i 20 deri 30 përqind të popullsisë së përgjithshme për të vlerësuar imunitetin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button