fbpx

Djali i Messit , Tiago për herë të parë në publik (FOTO)

Lionel Messi dhe e dashura e tij Antonella për herë të parë u paraqitën në publik me djalin e tyre Tiago.

Futbollisti i Barcelonës me familjen e tij e vizituan kolegun e tij të klubit Hoze Manuel Pinto, ndërsa paparacët e shfrytëzuan këtë mundësi për ta fotografuar argjentinasin duke nxjerr djalin e tij Tiagon nga vetura.

Për lidhjen e Mesit dhe Antonellas dhe jetën e tyre private dihet shumë pak. Ata njihen që nga fëmijëria, sepse prindërit e tyre janë miq.

Antonella njashtu është edhe kushërire e shokut më të mirë të Messit , Lukas Skagjilo, kështu që mund të konstatohet se janë rritur bashkë. Mirëpo në ndërkohë Mesi u largua nga Rosario dhe shkoi në Barcelonë për të luajtur futboll.

Ata vendosën të krijojnë lidhje në vitin 2009, kur argjentinasi ishte në pushim dimërorë në qytetin e tij të lindjes. Në fillim të këtij viti dolën thashetheme se lidhja mes tyre ka mbaruar, mirëpo e tërë ajo doli të jetë jo e saktë, dhe se pritet që ata të martohen deri në fund të këtij viti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button