Dimitrov në video-konferencë me Varheji dhe homologët nga rajoni, falënderoi BE-në për ndihmën e deritanishme

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në video-konferencë me komisionarin e BE-së për zgjerim, Oliver Varheji së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve në rajon, në përgatitjen e Samitit BE-Ballkan Perëndimor, falënderoi BE-në për ndihmën e marrë deri tani, me qëllim adresimin emergjent të menaxhimit të sfidave shëndetësore dhe ekonomike të vendit.

Ai gjithashtu theksoi bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm rajonal në krijimin e të ashtuquajturave korridore të gjelbërta për lëvizjen papengesë të produkteve primare në rajon, njofton Portalb.mk.

Siç kumtoi MPJ, konferenca e konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes BE-së dhe rajonit në menaxhimin e krizës deri tani. Vëmendje e veçantë në diskutimet e ministrave iu kushtua planifikimit të mekanizmave dhe aktiviteteve të ardhshme me qëllim zbutjen e pasojave serioze ekonomike dhe sociale nga pandemia e Kovid-19.

“Kriza e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19 është testim i solidaritetit evropian dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Me rëndësi të veçantë është planifikimi i koordinuar dhe i përbashkët i të gjitha aktiviteteve të mëtutjeshme dhe mbështetje më e gjerë financiare nga BE për rimëkëmbjen ekonomike dhe menaxhimin me pasojat. Më tej, gjithashtu e rëndësishme është të vazhdohet agjenda evropiane dhe dinamika e procesit të pranimit në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, që është forcë kryesore tërheqëse për rajonin”, tha Dimitrov në video-konferencën.

Nga ana e komisionarit të BE-së Varheji u riafirmua gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme dhe prezantoi dy instrumentet e planifikuar: Komunikimi i KE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në menaxhimin me Kovid-19 dhe rimëkëmbjen pas pandemisë, si dhe plan më ambicioz, që do të paeraqitet në formë të pakove socio-ekonomike, të ashtuquajtur Plani ekonomik dhe investues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti në korniza të kryesimit kroat të BE-së, për shkak të rrethanave të vendosura nga pandemia e Kovid-19, do të mbahet në formën e video-konferencës, më 6 maj të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button