fbpx

RMV, Qeveria solli vendim, nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore këtë vit shkollor

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një sërë masash në arsim me të cilat sigurojmë funksionimin pa pengesë të sistemit edukativo-arsimor, ka informuar ministri i Arsimit, Arbër Ademi, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Si pjesë e këtyre masave, do të anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtarë për këtë vit shkollor, njofton Portalb.

“Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor! Viti shkollor aktual deri në përfundim do të vazhdojë të realizohet nga distanca, respektivisht nga shtëpia! Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollorë 2020/2021 do të realizohet në Qershor! Rregullohen regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë”, ka shkruar Ademi.

Shkollat në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur në gjysmën e parë të muajit mars, me qëllim të prandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit, ndërsa mësimi zhvillohet në distancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button